“S’e kemi mendjen vetëm te Kosova, por tek të gjithë shqiptarët”, ministri Vëngu: Vendet e rajonit s’i konsiderojmë agresorë

September 19, 2024
1 minut lexim

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, foli edhe për situatën në rajon dhe marrëdhëniet me Kosovën.

Ministri theksoi se mbështetja e Shqipërisë ndaj Kosovës është e gjerë, ndërsa i tërhoqi vëmendjen institucioneve të Prishtinës që të jenë totalisht transparent me NATO-n, jo vetëm për konsultime paraprake.

“Mbështetja jonë ndaj Kosovës është në të gjithë spektrin. Bashkëpunimi me FSK-në është i përditshëm. Ne mbetemi totalisht vigjilent ndaj situatës në Kosovë, sikundër mbetet edhe NATO-ja. NATO i sheh të gjitha, i di të gjitha dhe ka një nevojë që ne të mbështesim një ndërveprim më të madh të institucioneve të Kosovës dhe NATO-s.

Këtu nuk themi vetëm për konsultim paraprak, por edhe një nevojë që të gjitha institucionet e Kosovës të jenë totalisht transparente, ndaj insistuam kaq shumë sot për përfshirjen e Kosovës në A5, e cila është paradhoma para futjes në NATO-s”, tha ministri Vëngu.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ageler: Reformat në RMV, tatimpaguesve amerikanë u kanë kushtuar rreth gjysmë miliard dollarë

Story i radhës

Arbër Ademi: U rikthye majorizimi, u pezullua balancuesi – i lumtë VLEN-it!

Të fundit nga

ShkoLartë