se dija qe ishte vellai im historia si ne filma e vullnetit te grupit marigona si e mesoi motra e tij pas shume vitesh qe ishin familje 6a5bf67b57e7b

“S’e dija që ishte vëllai im”, historia si në filma e Vullnetit të grupit Marigona – si e mësoi motra e tij pas shumë vitesh që ishin familje

July 18, 2026
min lexim

Mbrëmja e së shtunës ishte e mbushur me emocione për adhuruesit e muzikës shqiptare, teksa grupi legjendar “Marigona” mbajti koncertin e tij të fundit në Prishtinë, duke i dhënë fund një epoke të rëndësishme të muzikës live në vend.

Por, përpara se Vullnet Sefaja të ngjitej në skenë për performancën e fundit me grupin, një histori e rrallë familjare preku zemrat e publikut.

Motra e tij nga babai, Erëza Vela, ndau në rrjetet sociale rrëfimin e pazakontë se si zbuloi ekzistencën e vëllait të saj, një histori që, siç thotë vetë ajo, ia ndryshoi jetën përgjithmonë.

Gjithçka nisi në vitin 1994, kur Erëza ishte vetëm nëntë vjeçe. Gjatë një bisede në Tetovë, një kushërirë e pyeti nëse e dinte që babai i saj kishte edhe një djalë tjetër me emrin Vullnet.

Edhe pse u përpoq të sillej sikur e dinte, ajo pranon se në atë moment bota iu përmbys.

“Nuk doja që ajo ta kuptonte se, me një fjali të vetme, sapo ma kishte lëkundur të gjithë botën. Atë natë nuk fleta”, rrëfen Erëza.

Të nesërmen vendosi ta pyeste babanë e saj drejtpërdrejt. Pas një heshtjeje të gjatë, ai i tregoi historinë e djalit që kishte lindur pesë vite para se të njihte nënën e Erëzës.

Vullneti ishte rritur nga nëna e tij, Vala, të cilën Erëza e përshkruan si një grua të fortë dhe krenare, që i kishte dhënë të birit mbiemrin e saj – Sefaja.

Për Erëzën, zbulimi u bë edhe më emocionues kur kuptoi se ky vëlla ishte pikërisht këngëtari i grupit “Marigona”, zëri i këngës së saj të preferuar, “Ajshe”.

Megjithatë, momenti që bashkoi përfundimisht familjen erdhi falë nënës së Erëzës.

Ajo vendosi që fëmijët duhej të njiheshin me njëri-tjetrin dhe e ftoi Vullnetin në shtëpinë e tyre në Tetovë.

“Fëmijët duhet të njohin njëri-tjetrin. Është koha të thërrasim Vullnetin të vijë në shtëpi. Të provojmë të bëjmë familje këtë që deri tani ka qenë vetëm një histori e komplikuar”, kujton Erëza fjalët e nënës së saj.

Kur Vullneti mbërriti në shtëpi, ai u prit me ngrohtësi dhe përqafim.

“Eja, djali im. Mirë se erdhe”, i kishte thënë nëna e Erëzës.

Që nga ajo ditë, marrëdhënia mes tyre u forcua vazhdimisht, sidomos pas ndarjes nga jeta të babait të tyre.

Erëza tregon se Vullneti u bë mbështetja e saj më e madhe, duke e ndihmuar të përfundonte studimet universitare, por edhe duke i qëndruar pranë në hapat e parë të karrierës profesionale.

Një nga momentet më prekëse të rrëfimit lidhet me respektin që Vullneti kishte për nënën e Erëzës.

Pas vdekjes së nënës së tij, Valës, ai iu drejtua asaj me fjalët: “Tani mbeta vetëm me një nënë”.

Në koncertin e fundit të “Marigonës”, Erëza dhe nëna e saj ishin në mesin e publikut për ta mbështetur Vullnetin në një natë historike për karrierën e tij.

Mes nostalgjisë dhe emocioneve që shoqëruan performancën e fundit të grupit legjendar, historia e tyre familjare u shndërrua në një nga momentet më prekëse të mbrëmjes, një dëshmi se lidhjet e gjakut dhe dashuria familjare mund të kapërcejnë çdo pengesë. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

spanja po pergatitet per nje vale te trete te te nxehtit temperaturat mund te shkojne mbi 45c 6a5bf5b0c42b7
Lajmi i mëparshëm

Spanja po përgatitet për një valë të tretë të të nxehtit, temperaturat mund të shkojnë mbi 45°C

kryeparlamentari gashi opozites ligji per perfaqesim kur te krijohen kushte 6a5bfa77a3fbd
Lajmi i radhës

Kryeparlamentari Gashi opozitës: Ligji për Përfaqësim, kur të krijohen kushte

Të fundit nga

ShkoLartë