Arnold Schwarzenegger i është lutur Vladimir Putinit të “ndalojë këtë luftë” dhe u tha ushtarëve rusë se jetët e tyre “po sakrifikohen për një luftë të pakuptimtë të dënuar nga e gjithë bota”, shkruan The Guardian, transmeton Bota sot.
Në një video nëntë minutëshe të postuar në llogarinë e tij në Twitter, aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë përshkruan historinë e tij me Rusinë dhe tha se “forca dhe zemra e popullit rus” e kanë frymëzuar gjithmonë atë.
Një pjesë e qëllimit të videos ishte të përpiqej t’i bënte ushtarët rusë më të vetëdijshëm për rrethanat rreth konfliktit, tha ai.
“Ushtarët rusë që dëgjojnë këtë transmetim, ju tashmë e dini shumë nga e vërteta që kam folur. Ju e keni parë me sytë tuaj”.
I love the Russian people. That is why I have to tell you the truth. Please watch and share. pic.twitter.com/6gyVRhgpFV
— Arnold (@Schwarzenegger) March 17, 2022