Kemi folur për një mbështetje ndaj Ukrainës dhe faktit se, me masa të ashpra, do të bëjmë gjithçka të jetë e mundur për ta mbështetur atë, por ne kemi theksuar gjithashtu faktin se duhet të shmangim një konflikt mes NATO-s dhe Rusisë, deklaroi sot kancelari gjerman, Olaf Scholz në samitin e G7-ës.
”Së pari nuk duhet të biem në kurthin e vendosur nga presidenti Putin për të supozuar se bota është e ndarë mes pjesës së saj perëndimore dhe gjithë vendeve të tjera”, deklaroi kancelari Olaf Scholz para liderëve të Argjentinës, Indisë, Indonezisë, Senegalit dhe Afrikës së Jugut, në ditën e dytë të samitit të G7-ës.
”Demokracitë ekzistojnë në të gjithë botën dhe kanë perspektiva të ngjashme”, shtoi Scholz.
“Lufta përfshin pasoja të njëjta në të gjithë planetin. Shumë vende kanë frikë nga një krizë e lidhur me urinë dhe rritjen masive të çmimeve të energjisë. Në këtë kaos duhet të qëndrojmë të gjithë së bashku dhe të solidarizohemi”, përfundoi ai.