Maleski vlereson lartë ministrin Osmani: Propozimi francez, sukses marramendës diplomatik

Suksesi në skenën ndërkombëtare dhe këmbëngulja e Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani është vlerësuar pafundësisht nga profesori universitar dhe njohësi i rrethanave politike në vend, Denko Maleski, raporton indeks.mk

Në një kolumnë të gjatë Maleski e vlerëson si person të zgjuar dhe fjalëpak ministrin Osmani dhe thotë se falë tij, diplomacia është para një suksesi të pabesueshëm.

“Diplomacia maqedonase, e udhëhequr nga mjeku dhe politikani i zgjuar dhe pafundësisht i duruar Bujar Osmani, në betejën e nervave me diplomacinë bullgare, është në prag të një suksesi verbues. Maqedonia deri në fund të presidencës franceze duhet të nisë negociatat për anëtarësim në BE”, ka thënë Maleski.

Shton se Bullgari u bë një kopje e keqe e Greqisë për të penguar rrugën e Maqedonisë.

“Përpjekja e Bullgarisë për të përsëritur qasjen greke dështoi dhe tregoi pse historia përsëritet fillimisht si një tragjedi dhe më pas si një farsë”, shkruan mes tjerash Maleski./indeks.mk/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Scholz: Të mënjanojmë një konflikt NATO-Rusi

Story i radhës

Asnjë nga maturantët nuk i mori 100 pikë në testin e maturës

Të fundit nga