scholz putin nuk me ka kercenuar as mua as gjermanine 63df87de2e1ae

Scholz: Putin nuk më ka kërcënuar as mua, as Gjermaninë

February 5, 2023
1 minut lexim

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë të dielën se presidenti rus, Vladimir Putin nuk e ka kërcënuar as atë, as Gjermaninë.

Ai i ka bërë këto deklarata në një intervistë për gazetën gjermane, Bild.

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë për transmetuesin britanik, BBC se lideri rus e ka kërcënuar atë me sulm raketor që do të mund të ndodhte “brenda një minute”.

Kremlini ka thënë se Johnson ka gënjyer.

Scholz ka thënë se në bisedimet që ka pasur me Putinin, e ka bërë të qartë se ata kanë qëndrime shumë të ndryshme për luftën në Ukrainë.

“E bëj shumë të qartë për Putinin që Rusia është përgjegjësja e vetme për luftën”, ka thënë Scholz.

“Rusia e ka pushtuar fqinjën e saj pa arsye, për të marrë disa pjesë, apo gjithë Ukrainën nën kontrollin e saj”, ka thënë Scholz.

Gjermania beson se veprimet e Rusisë e shkelin kornizën evropiane për paqe, andaj edhe i ka ofruar Ukrainës ndihmë financiare, humanitare dhe ushtarake.

Scholz ka thënë se ekziston një marrëveshje me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky që armët e siguruara nga Perëndimi, duhet të përdoren vetëm në territorin ukrainas, dhe jo atë rus.

“Kemi konsensus në këtë aspekt”.

Pas presionit në rritje, Qeveria gjermane ka miratuar së fundi vendimin për dërgim të tankeve moderne Leopard 2 në Ukrainë.

Scholz ka thënë se dërgimi i këtyre armëve është koordinuar me kujdes bashkë me aleatët perëndimorë, ashtu që të shmangen përshkallëzimet e mëtejme.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën e nisur më 24 shkurt të vitit të kaluar si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

sonte luhet derbi i madonines formacionet e mundshme 63df828899623
Story i mëparshëm

Sonte luhet Derbi i Madoninës, formacionet e mundshme

romario une dhe messi jemi lojtare te ndryshem 63df8ba0dc0bb
Story i radhës

Romario: Unë dhe Messi jemi lojtarë të ndryshëm

Të fundit nga

Çelmeta: E meritoi!

Roland Çelmeta, menaxher futbolli tha se Egnatia e meritoi kampionatin këtë vit, sepse ka luajtur shumë mirë. Roland Çelmeta, tha: “Egnatia e meritoi, por unë kundërshtoi formulën, sepse ka qenë një ekip

PS merr 61% të votave të diasporës

1 javë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është mbyllur procesi i numërimit të votave për subjektet politike për zgjedhësit nga jashtë Shqipërisë. Në
ShkoLartë