​Scholz: Po ndërmarrim të gjitha masat për të shmangur krizën energjetike

min lexim

Gjermania po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë energjetike të vendit, deklaroi sot kancelari Olaf Scholz në Berlin.

Ai tha se objektet gjermane të deponimit të gazit tani janë të mbushura mbi 95 për qind, ndërsa po punohet për ndërtimin e terminaleve të gazit natyror të lëngshëm në portet veriore gjermane Brunsbuttel, Wilhelmshaven, Stade dhe Lubmin, të cilat do të ndihmojnë vendin në zgjerimin e burimeve të furnizimit me gaz natyror.

“Ne kemi vendosur të rrisim opsionet e importit nëpërmjet porteve të Evropës Perëndimore, nga Holanda dhe Belgjika, dhe tani kanë filluar edhe importet nga Franca”, tha Scholz një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Mongolisë, Luvsannamsrain Oyun-Erdene.

Scholz tha se qeveria po planifikon të mbajë në punë centralet e fundit bërthamor të vendit që funksionojnë gjatë muajve të dimrit, duke shtuar se ai beson se partitë e koalicionit do të marrin një vendim deri javën e ardhshme.

Ndryshe, koalicioni i udhëhequr nga social-demokratët e kancelarit Scholz deri më tani nuk ka mundur të finalizojë planin për shkak të mosmarrëveshjeve midis ambientalistëve Të Gjelbrit dhe liberalëve të Demokratëve të Lirë (FDP).

FDP-ja dëshiron që tri centralet e fundit bërthamore të vendit të vazhdojnë të funksionojnë deri në vitin 2024, por Të Gjelbrit po mbështesin vetëm zgjatjen e dy centraleve bërthamore deri në mes të muajit prill dhe gjithashtu kundërshtojnë blerjen e shufrave të reja të karburantit.

Në vitin 2011, Gjermania vendosi të ndalojë përdorimin e energjisë bërthamore, pas katastrofës Fukushima në Japoni, ndërsa termocentralet e saj të fundit bërthamor ishte planifikuar të mbyllen deri në fund të këtij viti.

Një vendim përfundimtar mbi planin e zgjerimit bërthamor duhet të merret nga parlamenti gjerman.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tottenhami përballë Evertonit, ja formacionet zyrtare

Story i radhës

Ukraina nuk gjen qetësi/ Dhjetëra sulme me raketa, shkatërrohen ndërtesa dhe infrastruktura energjetike

Të fundit nga