Scholz kërkon me urgjencë: Lufta në Ukrainë duhet ta përshpejtojë zgjerimin e BE-së drejt lindjes

November 3, 2022
min lexim

Lufta dhe agresioni rus mbi Ukrainën po ushtron gjithashtu presion indirekt mbi BE-në. Duke qenë se Kremlini po zgjeron sferën e tij të ndikimit në Ballkanin Perëndimor, pranimi i këtyre shteteve (Ballkanit perëndimor) duhet të shpejtohet, tha kancelari Scholz në një takim të samitit. Fokusi është përqëndruar veçanërisht mbi Serbinë, e cila qëndron shumë afër me Rusinë.

Sipas kancelarit Olaf Scholz, sulmi rus ndaj Ukrainës e rrit presionin, që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen BE-së. “Ekziston një urgjencë më të madhe për këtë,” tha Scholz në hapjen e konferencës për Ballkanin Perëndimor. I ashtuquajturi Procesi i Berlinit do të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. “Aderimi juaj është në interesin tonë,” u tha ai të gjashtë qeverive.

Në konferencë morën pjesë krerët e shteteve dhe qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe disa krerë qeverish të BE-së, si Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel. Procesi i Berlinit ishte iniciativë e ish-kancelarës Angela Merkel, për të përmirësuar bashkëpunimin ndërmjet njësive ndonjëherë armiqësore të ish-Jugosllavisë. Marrëveshjet për njohjen reciproke të kartave të identitetit, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale pritet të nënshkruhen në Berlin.

“Kështu që procesi i Berlinit po përparon”, tha Scholz. Megjithatë, të dyja palët duhet të rrisin ritmin. “Evropa mund të kompletohet vetëm me Ballkanin Perëndimor”. Sfondi është gjithashtu se në funksion të tensioneve gjeopolitike ka një shqetësim në rritje për ndikimin e Rusisë, Kinës dhe Turqisë në rajon. Një temë e diskutimeve ka të ngjarë të jetë se si të veprohet me Serbinë, e cila është më e avancuara në negociatat e anëtarësimit në BE, por mban marrëdhënie të veçanta me Rusinë dhe nuk i është bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Moskës.

Serbia po e rrit presionin me migracion në Shengen zonën

Në fillim të konferencës për Ballkanin Perëndimor, kreu i grupit parlamentar të SPD-së, Dirk Wiese, bëri thirrje për më shumë presion ndaj Serbisë në luftën kundër migracionit të paligjshëm. “Si një vend që dëshiron të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian, Serbia nuk mund të marrë pjesë në destabilizimin e pretenduar nga palët e treta”, tha politikani i SPD. Sfondi është pretendimi se Serbia lejon hyrjen në vend të njerëzve nga vendet aziatike, të cilët më pas kalojnë në Shengen zonën përmes kufirit të BE-së. Në Gjermani, numri i refugjatëve është rritur ndjeshëm prej javësh. Rusia akuzohet gjithashtu për nxitje të lëvizjeve të migracionit.

Refugjatët nuk duhet të bëhen peng, paralajmëroi Wiese. “Dhe këtu nuk duhet të lindë dyshimi më i vogël se afërsia e veçantë e Serbisë me Rusinë, do të ishte një faktor ndikues këtu. Serbia duhet të dërgojë një sinjal shumë të qartë se dëshiron të marrë rrugën evropiane dhe e sheh të ardhmen e saj në Evropë.” Qeveria federale paralajmëroi të martën se qeveria në Beograd do të duhet të zgjedhë midis bashkëpunimit më të ngushtë me Rusinë dhe lidhjeve më të ngushta me BE-në./Satirë

Burimi: ntv.de, as/rts, Nga Gjermanishtja Sherif Ramabaja

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Gjermania publikon masat e reja për dimër

Story i radhës

(VIDEO) EMV: Në tetor nuk është shpenzuar asnjë denarë për blerjen e energjisë elektrike

Të fundit nga

ShkoLartë