Scholz: Gjermania duhet të përgatitet për përshkallëzimin e luftës në Ukrainë

November 22, 2022
1 minut lexim

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka paralajmëruar se vendi i tij duhet të jetë i përgatitur për përshkallëzimin e luftës në Ukrainë, shkruan The Guardian.

“Duke pasur parasysh zhvillimin e luftës dhe dështimet e dukshme dhe në rritje të Rusisë, ne duhet të jemi gati për përshkallëzimin e situatës. Kjo mund të përfshijë shkatërrimin e infrastrukturës, tha ai.

Scholz vizitoi Kinën në fillim të këtij muaji për t’u takuar me presidentin e saj, Xi Jinping, një udhëtim që ai tha se ia vlente vetëm për të shprehur qëndrimin e përbashkët të të dy vendeve kundër përdorimit të armëve bërthamore.

Në vizitën e parë të një udhëheqësi të G7 në Kinë që nga pandemia Covid, Scholz i bëri presion Xi-t që t’i bëjë presion Rusisë për t’i dhënë fund pushtimit të saj në Ukrainë.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bejta: Pas katër viteve do ta kemi një Prishtinë të transformuar

Story i radhës

Hyrja e ASH-së në qeveri, Mexhiti: Koalicion i interesave, por jo edhe i integrimeve

Të fundit nga

ShkoLartë