​Scholz: Armët do të dërgohen në Ukrainë pavarësisht paralajmërimeve të Putin

May 30, 2022
1 minut lexim

Kancelari gjerman, Olaf Scholz deklaroi sot se nuk është i impresionuar nga thirrjet e presidentit rus, Vladimir Putin kundër dërgesave të mëtejshme të armëve perëndimore në Ukrainë.

“Njeriu nuk duhet ta lërë veten të trembet. Dhe kjo është arsyeja pse ne do të vazhdojmë me atë që kemi nisur”, tha ai në një intervistë për “ARD”.

“Përveç dërgesave të mëtejshme të armëve në Ukrainë, do të përfshihet gjithashtu një fond i planifikuar prej 100 miliardë eurosh. Gjermania do të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, tha Scholz.

Më herët, presidenti rus bëri thirrje kundër dërgimit të armëve të rënda në Ukrainë, gjatë një bisede telefonike me kancelarin gjerman dhe presidentin francez Emmanuel Macron në fundjavë.

Sipas Putin, kjo do të rrezikonte destabilizimin e mëtejshëm të situatës dhe përkeqësimin e krizës humanitare.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pas kritikave për “dështimin” e organizimit të finales së Champions League, ministri francez sqaron përfundimisht situatën e krijuar

Story i radhës

Pse mund të jetë më mirë të flini në shtretër të veçantë?

Të fundit nga

Trump po përgatit një takim me Putinin

A do të ndodhë gjithçka shumë shpejt? Donald Trump (74) edhe pse zyrtarisht merr detyrën si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara më 20 janar, tashmë po planifikon takimin e tij
ShkoLartë