schengeni me rregulla te reja per udhetime preket edhe kosova 688cdfce61421

Schengeni me rregulla të reja për udhëtime, preket edhe Kosova

August 1, 2025
1 minut lexim

Nga tetori, rregullat e udhëtimit drejt zonës Schengen do të ndryshojnë. Në vend të vulave fizike në pasaporta, do të nisë përdorimi i një sistemi digjital për regjistrimin e hyrjeve dhe daljeve të shtetasve nga vendet joanëtare të BE-së.

Bashkimi Evropian do të nisë zbatimin e një sistemi të ri të hyrjes dhe daljes për qytetarët që nuk janë nga vendet e Unionit duke filluar nga data 12 tetor.

Ky sistem i avancuar, i njohur si EES – Entry/Exit System – do të regjistrojë të dhënat biometrike të udhëtarëve, përfshirë gjurmët e gishtërinjve dhe imazhin e fytyrës. Sipas asaj që raporton “The Guardian”, sistemi do të:

Zëvendësojë vulosjen manuale të pasaportave

Regjistrojë datën dhe kohën e hyrjes dhe daljes

Kapë të dhëna biometrike si gjurmët e gishtërinjve dhe imazhin e fytyrës (vetëm njëra nga këto)

Llogarisë automatikisht kohëzgjatjen e qëndrimit të lejuar

Sinjalizojë shtetet anëtare në rastet e qëndrimeve të tejzgjatura

Këto rregulla do të prekin edhe shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor: Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia, të cilët aktualisht gëzojnë regjim pa viza për hyrje të shkurtër në zonën Shengen.

Sistemi i ri, do të zëvendësojë vulosjen manuale të pasaportave dhe do të lejojë autoritetet kufitare të kontrollojnë automatikisht kohëzgjatjen e qëndrimit të lejuar për turistët dhe udhëtarët e biznesit.

Sistemi do të nisë së zbatuari gradualisht për gjashtë muaj dhe pritet të hyjë në funksionim të plotë në janar të vitit 2026.

Makineritë për marrjen e gjurmëve të gishtërinjve tashmë janë vendosur në disa pika kalimi, përfshirë terminalin Eurostar në Londër dhe Portin e Doverit.

Komisioni Evropian thotë se ky sistem do të rrisë sigurinë kufitare dhe do të përshpejtojë procesin për udhëtarët e rregullt.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident ne shkoder perplasen dy automjete nje i plagosur 688cdf559628f
Lajmi i mëparshëm

Aksident në Shkodër, përplasen dy automjete, një i plagosur

witkoff viziton qendrat e shperndarjes se ndihmave ne gaze 688ce0bd95528
Lajmi i radhës

Witkoff viziton qendrat e shpërndarjes së ndihmave në Gazë

Të fundit nga

Shkëmbi bie mbi njerëz në Turqi

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas rënies së një shkëmbi në rajonin Kapadokia në Turqi. Sipas autoriteteve vendore, aksidenti ndodhi pas reshjeve të dendura të shiut që

Putini: Elon Musk është gjeni

Elon Musk është “gjeni i vërtetë”, ka thënë presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën teksa ka shpalosur se të dy janë në kontakt “të afërt” për teknologjinë e satelitëve. Deklarimi u bë
ShkoLartë