Edhe pse opozita është n’gjumë, ajo nuk është kah flenë rehatshëm, sepse “problemet” ia kanë humbë rrugën n’oborr të shtëpisë! Me sy hapur, ëndërrojnë dhe shpresojnë se ndoshta këta “argatët” në SBASHK, do turpërojnë qeverinë dhe shtetin dhe pastaj duartrokitje!!
Prandaj është për të dyshue në këtë grevë, sepse plani i kurdisur prapa shpine nga udhëheqësit e SBASHK-ut ndodhë që tani vonë, kur ish pushteti nuk obligohet fare për këto detyra të qeverisë!
Ky gabim është me peshë edhe pse grevistët e sotëm kaluan shumë vite me këtë barrë të rëndë në shpinë.
Pse deri më sot, nuk gjetën kohë të çlirohen nga kjo barrë e ky lak?
Kush i ndaloj të mos bëjnë grevë për të drejtat e tyre, ligjore?
Ishin të kënaqur, apo tash së fundmi u thye qerrja?
Pse nuk ngulën këmbë asnjëherë në kërkesën për ish pushtetarët dhe parlamentarët, që së paku të zvoglojnë të ardhurat e tyre si mëshirë për kategorinë e mësuesit?
Nëse qeveritë e kaluara nuk e patën këtë ndërgjegje për mësuesin, a duhet edhe këta të tashmit të ndjekin rrugën e opozitës? Kush duhet të shtrëngojë rrypin në këtë krizë? Qeveritarët me opozitën apo kjo kategoria e edukimit?
Qeverisë së tashme i mbetet të reflektojë nga vetëvetja për vetëveten dhe në dobi të profesionit të mësuesit, edhe pse këta, (udhëheqësit e SBASHK-ut) veprojnë në stilin e opozitës. Mos vallë këta, mësuesit, nuk paguhen nga taksapaguesit e Kosovës?
Kjo grevë e sotme, ishte dashtë të ngulfatet nga mësuesit e lirisë, mësuesit dritës dhe mësuesit e ardhmërisë, sepse drejtorët e shkollave duket se janë të politizuar!
Ata,(sikurse në sistemin e ish Jugosllavisë) janë zgjedhur nën betimin se do përkrahin politikën ditore e cila ua sigurojë ato poste me tapi!
Të shpresojmë se këto metoda komuniste janë përpara varrit, dhe se më në fund është kuptue kjo hile nga ata që me sy mbyllur shkuan prapa SBASHK-ut , dhe mbyllën dyert e shkollave!
Ndoshta, vetëm kështu ndahet shapi nga sheqeri dhe vazhdon rrugëtimi për dije dhe dritë, të cilën e trasuan mësuesit tanë edhe atëherë kur ishim në errësirë!