SBASHK fton ndërprerje të mësimit, shoqatë famëkeqe për arsimin e Kosovës

May 19, 2022
min lexim

Kjo shoqatë dëmton në vazhdimësi procesin e mësimit në Kosovë. Shoqata angazhohet për ngritje të pagave të mësimdhënësve. Kjo shoqatë nuk ka ndonjë analizë që do të ndikonte në ngritjen e cilësisë mësimit në shkollat e Kosovës.

Nuk u angazhua për aprovimin e ligjit për pensionim të parakohshëm të mësimdhënësve me probleme shëndetësore, për sigurimin e teksteve cilësore, programeve për trajnimin e mësimdhënësve të shkollave private, për angazhimin e mësuesve ndihmës për nxënësit më nevoja të veçanta, për shtimin e psikologëve në shkolla. Sot më 19.05.2022 SBASHK del me kumtesën e vet famëkeqe: Nesër shkollat nuk punojnë, punëtoret e arsimorë në protestë. Duke u bazuar ne vendimin e federatave sindikale në kuadër të BSPK-së në orët e mbrëmjes së të ,mërkurës është mbajtur takimi i jashtëzakonshëm i SBASHK-ut me kryetaret e niveleve komunale sindikale, dhe të Universiteteve. Pas një debati që këta e quajnë konstruktiv e ne realitet është shumë destruktiv dhe i pa studiuar për efektet negative që do të sjell për nxënësit, për dëmet që i sjellë kjo protestë procesit të mësimit.

Sa orë humbin nxënësit në Kosovë, për shkak të kësaj proteste. Ku ka në botë protestë me ndërprerje mësimi?. Pse protesta nuk u organizua të shtunë apo të dielën? Që të protestohet por nxënësit të mos humbin mësim. Ne këtë vit shkollor procesin e mësimit një herë e dëmtoj shumë pandemia, SBASHK-u, gjeti të arsyeshme të ndërpres procesin e mësimit në këtë fund viti mësimor.

Organet e hetuesisë do të duhej të merren më hetimin e pasurisë së këtyre udhëheqësve të SBSHK-ut. A mos po pasurohen këta në emër të këtyre protestave? Nga çfarë fondesh? Çfarë interesi i shtynë që të dëmtojnë procesin e mësimit dhe të dëmtojnë ardhmërinë intelektuale të Kosovës? A kanë prindër këta nxënës?, a kanë këto shkolla këshilla të prindërve? Cili është reagimi i këtyre këshillave? Apo në këto këshilla janë të zgjedhur gjumash që nuk kuptojnë fare nga rroli i tyre në këto këshilla dhe roli i këshillit në mbrojtje të interesit të nxënësve?.

Pse këto këshilla nuk thirrin një protestë kundër SBASHK-ut dhe të paditet kjo shoqatë e dëmshme për dëmet që po i sjell arsimit të Kosovës. Pse lejohet ky farë pazari i SBASHK-ut të behët në fushata zgjedhore për të rritë” imazhin” e vet të humbur dhe pazaret në dëme të interesave të gjeneratave të reja në Kosovë. A ndjejnë këta prindër dhembje për fëmijët e tyre? SBASHK-u fton edhe këshillat e prindërve të dalin në protestë. Sa paturpësi! Kjo shpjegohet kështu: Ejani edhe ju bashkë ngjituni në protestën tonë kundër fëmijëve tuaj; për kuletën tonë.

Këshilli i prindërve do të duhej të organizoj protestën e vet kundër SBASHK-ut dhe lojërave të dëmshme në emër të drejtave të mësimdhënësve. Ka sa të duash forma tjera që të protestohet dhe nuk dëmtohen nxënësit. Pse të përdoret nxënësi dhe ardhmëria e tij barrikadë, për aktivitete sharlatanë të SBASHK-ut. Para lufte nxënësi shqiptarë i Kosovës ka vuajt nga helmimi dhe mbyllja e shkollave që i bënte Serbia, pas lufte arsimi i Kosovës pos të tjerash vuan nga ndërprerja e mësimit për shkak të lojërave politike të SBASHK-ut. Kjo protestë sipas kumtesës së SBASHK-ut ka për qellim kërcënimin e Qeverisë së Kosovës që nuk i ka realizuar kërkesat e tyre; për të mos shkuar më tutje më masa tjera sindikale.

Po Qeveria e Kosovës çfarë po bënë për të mbrojtur interesin e nxënësve të vet? Apo ndoshta do të vazhdoj edhe kjo si më parë më bisedime pas dëmeve dhe gjetjen e një “zgjidhje” qoftë edhe të përkohshme deri në zgjedhjet tjera. Koha është të ndalet kjo shoqatë më aktivitetet e dëmshme për nxënësit në Kosovë. Të modifikohen masat sindikale, të zgjedhën masa efikase që nuk dëmtojnë interesin e nxënësve dhe studentëve tonë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Deputeti i CDU paralajmëron Berishën: Nuk do të bashkëpunojmë me PD-në nëse i kthehet të djeshmes

Story i radhës

Biden synon t’i dërgojë një mesazh Kinës ndërsa viziton Korenë e Jugut, Japoninë

Të fundit nga

ShkoLartë