Saudino: “Unë mësoj filozofinë rebele, guximin për të qenë arkitektë të fatit të tonë”

Matteo Saudino, mësues dhe autor i kanalit në YouTube “BarbaSophia” rikthehet në librari: “Nëse nihilizmi hyn në shkollë, funksioni pedagogjik dështon”

“Më falni që nuk kam frymë, por do të ndaloj që të flasim”. Ndërsa ne e thërrasim për të bërë këtë intervistë, Matteo Saudino po vrapon për të arritur djemtë dhe vajzat e shkollës së mesme Gioberti, ku ai jep filozofi. Krijuesi i kanalit “BarbaSophia” në YouTube, i cili mburret me më shumë se 21 milionë shikime, autor i manualeve dhe librave të ndryshëm, boton me shtëpinë botuese Vallardi veprën e tij më të re letrare “Të rebelohesh me filozofi”, e cila do të dalë të enjten e ardhshme në librari. Ai do ta prezantojë atë më 18 shkurt në Rrethin e Lexuesve.

Saudino, studentët tuaj po rebelohen. Si po ndodh?

“Unë jam gjithmonë pro autonomisë së rrugëve (apo të mënyrave ) të vetëdijesimit. Të rinjtë duhet të pajtohen me realitetin dhe ta njohin atë. Unë jam mësues, por mbi të gjitha edukator dhe puna ime është të jap mjete për të kuptuar kompleksitetin. Filozofia është një kuti mjetesh. Platoni është një kaçavidë, Aristoteli çelësi, Hannah Arendt busull…».

Çfarë po ndodh në shkollë?

“Parafrazimi i A. Gramscit: “Bota e vjetër po vdes, por ne nuk shohim ende një të re”. Dëshpërimi, zhgënjimi mbizotëron. Shoqëria është e sëmurë nga nihilizmi dhe nëse ai hyn në shkollë dhe ka hyrë, pushon vetë funksioni pedagogjik, i cili duhet të jetë fort antinihilist, pra duhet të ndërtojë një strukturë kuptimore”.

Ku e gjeni kuptimin?

“Tek çudia. Suksesi i serisë (televizive) Zerocalcare tregon se sa shumë ky brez nuk e kupton se cili është vendi i tij në botë. Jo si gjyshi im që votonte gjithmonë për të njëjtën parti dhe ishte me gjyshen për 50 vjet. Sot duhet shumë përpjekje. Çudia qëndron në kuriozitetin, në dëshirën për të ditur dhe në forcën për të ndërtuar për veten këtë vend në botë”.

Le të rebelohemi me filozofinë atëherë?

“Ky libër ka lindur nga ideja për të treguar për filozofët gjithmonë duke u nisur nga biografia e tyre, siç më pëlqen të bëj, por këtë herë jo duke filluar nga vdekja e tyre: “Më trego si vdiqe dhe do të të them kush je. “, por nga një aksiomë tjetër që është “rebelohem pra jam”. Janë rebelime ekzistenciale të paguara me jetë si ajo e Hypatisë, mërgimi i Marksit, Protagorës. Të gjithë kanë demonstruar të menduarit e tyre jokonvencional. Ata kanë guximin të mendojnë, gjë që na nevojitet të gjithëve këto ditë.”

Mund të na thoni temën e përbashkët?

“Janë dhjetë, mes filozofëve dhe filozofeve, që kanë ndarë epoka filozofike. Është pikërisht nga këto ndarje që ajo zhvillohet. Si për sportistët, vetëm këtu bëhet fjalë për intelektin”.

Na jepni disa shembuj.

“I kushtoj një kapitull Olympe de Gouges, ajo ishte një dramaturge dhe aktiviste që jetoi nën Revolucionin Francez. Ajo u vu në gijotinë menjëherë pas Maria Antoinette. Mendoj se është një nga pjesët më të mira të librit. Ishte ajo që shkroi dhe botoi, në 1791, “Deklarata e të Drejtave të Gruas dhe Qytetarit” sipas modelit të “Deklaratës së të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarëve” të vitit 1789. Revolucionarët francezë ishin gati për shumë, por jo, për këtë, për të mos njohur të njëjtat të drejta për gratë. Historia është edhe më e ndërlikuar, pasi duket se ajo u has në hasmëri me Robespierin dhe aty nuk kishe shumë mundësi të shpëtonte veten”.

A është paskrupulltizmi i dobishëm për filozofinë?

“Në disa raste, po, p.sh. për sa i përket Anaksimandrit, të cilit iu drejtova për të rizbuluar rrënjët e mendimit shkencor. Ai përdori në mënyrë të paskrupullt arsyen me teorinë e tij proto-evolucionare me të cilën ai imagjinoi origjinën e njeriut të lidhur me ujin dhe rrjedhimisht me peshqit. Duke menduar jashtë kornizës. Ashtu si Kanti, i cili mohoi luftën dhe imagjinoi një Evropë të paqes”.

Ju flisni për rebelimin si një manifestim filozofik.

“Filozofia rebele është guximi për të menduar, për të qenë arkitektë të fatit”.

Nga: Françeska Angeleri,  Përktheu: Jak Simoni

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Moderatori i cili kërkoi 100 mijë euro për të hyrë në BBV

Story i radhës

EMRAT/ Tentuan të kalonin kufirin me letra false, arrestohen tre shqiptarë të Kosovës në Rinas

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez