Sassuoli si gjithnjë është e papërshtatshme për skuadrat e mëdha në Serie A.
Kësaj radhe viktimë e tyre është Interi, kampion në fuqi.
Sassuolo me rezultat 2:0 poshtëron Interin në stadiumin “Giuseppe Meazza”.
Gjithçka u vendosë në 45 minutat e para, me golat e Raspadorit në minutën e 8-të e Scamaccas në atë të 26-tën.
Sassuolo ka mundur të fitojë edhe më thellë, por tërthorësja ia mohoi golin Berardi, i cili goditi nga rreth 17 metra.
Milani kryeson me 56 pikë por ka një ndeshje e dy pikë më shumë se Interi në pozitën e dytë.
Sassuolo ngritët në vend të 11-të me 33 pikë pas 26 jave në Serie A.