Rritja e naftës godet taksitë/ Taksistët: Nuk kemi as sindikata, as opozitë të na mbrojë

Rritja e çmimit të karburanteve ka goditur taksistët. Çmimet këto javë kanë arritur nivele historike, afro 200 lekë litri.

“Kam 20 vjet, që punoj si taksist. E kam nisur me 70 lekë litri tani është 200 lekë. Ne nuk kemi as sindikata, as shoqëri civile, as opozitë. Shteti të ndërhyjë duke hequr disa taksa. Në Maqedoninë e Veriut e Kosovë është 1 euro e pak litri”, tha taksisti.

“Jashtë vendit pak të rritet në mënyrë abuzive çmimi, popullin e ke në protestë.”

“Përveç çmimit, cilësia është e keqe. I hedhin zift.”

“Çmimet të ne rriten shpejt, për t’u ulur, as që bëhet fjalë.”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sassuolon poshtëron Interin në ‘Giuseppe Meazza’ 

Story i radhës

Mickoski: Secili që nuk do të mbështesë marrëveshjen e keqe me Bullgarinë do të shpallet për anti-evropian

Të fundit nga