Mediat malazeze raportojnë për kapjen e një sasie të madhe kokaine në zonën e Tivarit. Sipas mediave malazeze në këtë operacion kanë marrë pjesë edhe forcat policore të Shqipërisë.
Sasia e madhe e kokainës e kapur në Tivar dyshohet se vinte nga Shqipëria, pasi mes të arrestuarve janë edhe disa persona nga vendi jonë.
Ndërkohë theksohet se po ushtrohet kontoll në një magazinë shumë pranë Tiranës, e cila është në pronësi të një nga personat e arrestuar.
Pak minuta më parë pati një aksion të madh të DEA-s dhe SPAK në Fratar të Fierit pasi dyshohet për një laborator kokaine, ndërkohë që janë arrestuar edhe aty disa persona.
DEA dhe SPAK kishin mbajtur nën përgjim për më shumë se 3 muaj atë që po ndodhte në këtë laborator.
A kanë lidhje laboratori i drogës në Fier me kokainën e kapur në Tivar? Kjo mbetet për tu parë në vazhdim pasi zyrtarët shqiptarë të flasin për të dy operacionet.