Kovaçevski: Bashkimi Europian është koncepti i vetëm dhe alternativa e vetme

Shkup, 24 nëntor – Bashkimi Evropian është koncepti i vetëm dhe alternativa e vetme e cila qytetarëve tanë u siguron shtet të prosperuar ekonomikisht, me drejtësi sociale dhe me sundim të demokracisë. Qytetarët tanë këtë e meritojnë dhe këtë e duan dhe gjeneratat tona të tanishme dhe të ardhshme meritojnë të jetojnë në shtet evropian këtu, e jo në shtet evropian diku jashtë vendit, porositi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

 

Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve të parashtruar nga deputeti i partisë E majta, Borisllav Kërmov, në lidhje me atë, nëse frika nga rritja enorme e partisë E majta dhe nga “pasokizimi” i LSDM-së është aq i madh, sa, siç tha deputeti “vendosët ta keqpërdorni edhe funksionin e kryeministrit për interesa të ngushta partiake dhe interesa ditore-politike”, kryeministri tha se rreziku më i madh për rrugën evropiane të shtetit është pikërisht E majta.

“Rreziku më i madh për atë rrugë evropiane të shtetit është pikërisht partia juaj E majta e cila me retorikën e saj anti-BE dhe anti-NATO, me retorikën e saj populiste dhe piromane për integrimin antiperëndimor të shtetit, pa ofruar asnjë koncept apo alternativë, përmes atij populizmi kërcënon rrugën evropiane të shtetit dhe çka është edhe më e rrezikshme, në atë populizëm dhe partinë tuaj e keni marrë peng dhe kryetarin e VMRO-DPMNE-së duke pasur parasysh se është i dobët, pa qëndrim dhe pa vizion”, tha kryeministri.

Sipas kryeministrit, në lidhje me Konceptin evropian të shtetit tonë, siç tha “u konfirmua histeria të cilën e bënit në kohën e votimit të propozimit francez në Kuvend”.

“U vërtetua histeria që bëtë gjatë votimit të propozimit francez në Kuvend, se asgjë nga ato që u tha nuk ishte e vërtetë. Së pari, Maqedonia e Veriut i filloi negociatat me Bashkimin Evropian, me gjuhë të pastër maqedonase, e vërtetuar me marrëveshjen FRONTEKS, të nënshkruar nga të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, në të cilën qëndron gjuha maqedonase pa asnjë shtesë, mbiemër dhe asnjë shpjegim. Marrëveshje e miratuar për herë të parë nga të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian, përfshirë Greqinë dhe Bullgarinë, e cila ishte e paimagjinueshme vetëm disa muaj para ditës së sotme”, tha ai.

Kryeministri theksoi se në Parlament ekzistojnë forca dominuese politike të cilat janë progresive dhe siç tha, “nuk do të lejojnë që ju dhe partia juaj dhe partnerët tuaj të koalicionit të qëndroni në atë rrugë”.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Sasi e madhe kokaine në Malin e Zi, çfarë e lidh laboratorin e Fierit me magazinën në Tivar?

Story i radhës

Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së kalon përmes respektimit të bullgarëve

Të fundit nga