SAShK-u pret ofertën e pagave deri të premten në mesnatë!

April 13, 2022
min lexim

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), Jakim Nedellkov deklaroi se presin që deri nesër në mbrëmje, gjegjësisht të premten deri në orën 12 të kenë ofertë që të munden ta shpërndajnë ofertën, të grumbullojnë informacione kthyese dhe eventualisht Këshilli i SASHK-ut të marrë vendim pas atyre informacioneve dhe të jenë ekspeditivë, që të ketë kohë të publikohet se nxënësit në shkolla dhe në kopshte nga e hëna do të shkojnë në mësim ose do të themi nuk ka kurrfarë zgjidhje ose Këshilli ta ndryshojë vendimin sepse anëtarësia nuk e pranon ofertën dhe do të duhet të vazhdojmë me grevë.

Ai bën thirrje që sa më shpejtë të arrihet zgjidhje që sa më shpejtë të tejkalohet kjo situatë dhe të kthehet rrjedha normale në shkollat dhe kopshtet e fëmijëve.

Nedellkov në ditarin e televizionit Sitel deklaroi se në takimin e sotëm me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri kanë biseduar për rritjen e pagave, por edhe për përqindjet e rritjes. Shaqiri ka informuar se po bëhen përpjekje që të transferohen mjete nga Qeveria gjegjësisht nga ministri të ndryshme, por nuk ka pasur njohuri të sakta sa dhe kur.

I pyetur se a nuk ka mjaftuar fakti që kanë marrë garanci se po kërkohen para për ta ndërprerë grevën që të mos pësojë kujdesi për fëmijët dhe arsimimi në shkolla, kryetari i SASHK-ut është përgjigjur se kanë hyrë në grevë që të kenë premtim për rritje të pagave, por anëtarësia duhet të vendosë.

I pyetur se cila është vija e kuqe që mund ta lejojë anëtarësia gjegjësisht SASHK-u që të ndalet greva, Nedellkov theksoi se nuk kanë folur për vijën e kuqe por kjo nuk do të thotë, nënvizoi ai, se nën 18.4 për qind nuk do të pranojmë asgjë.

“Sa do të pranojmë, varet shumë nga ajo se sa do të na ofrojnë. Nëse është një ofertë simbolike, anëtarësia do ta njohë dhe do ta kuptojë se është një propozim joserioz”, tha ndër të tjera kryetari i SASHK-ut.

Sipas tij, tani janë në një situatë kur që të dyja palët për momentin pajtohen në dy çështje.

“E para është se pagat në fushën e arsimit duhet dhe do të rriten. E dyta është që edhe qeveria edhe ne, sidomos Ministria e Arsimit dhe besoj edhe Ministria e Punës, duam që greva të përfundojë sa më shpejt. Kjo është ajo që e kemi të përbashkët”, deklaroi Nedellkov.

Rritje lineare e pagave në nivel kombëtar është ofruar nga Sindikatë tjetër, që për SASHK-un, siç tha Nedellkov, është e papranueshme dhe është propozim paushall.

Sa i përket kompensimit të ditëve të humbura në mësim nëpër shkolla dhe shtyrjes së të gjitha afateve, regjistrimit në arsimin e mesëm dhe të lartë, maturës, pas datës 10 qershor, Nedellkov konsideron se ky është çmimi i paguar nga të dyja palët dhe për këtë arsye nuk është i nevojshëm “taktizim”. Sipas tij, ka disa variante, por zgjidhja më e përshtatshme, tha ai, është të mos ketë zgjatje të vitit shkollor sepse nxënësit nuk kanë faj për situatën.

“Presim që nesër e tutje të jenë më serioze presionet jo vetëm në kopshtet e fëmijëve, të cilat pa përjashtime janë nën presion, por presim edhe në shkolla presion më serioz”, deklaroi Nedellkov.

Ai informoi se ende kanë marrëdhënie të mira dhe partneriteti me ministritë, megjithatë, tha, nuk e dimë se deri ku do të na shpie kjo krizë dhe mund të dëmtohen ato marrëdhënie.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ministri Çupi shpalos idenë: Në diasporë jo më të përçarë, grup i deputetëve për diasporën!

Story i radhës

Vdekja më mizore: 16 vjeçarja përdhunohet, qëllohet në kokë dhe hidhet në kopsht nga kasapët e Putinit

Të fundit nga

Tesla dëshiron të dyfishojë prodhimin në Gjermani

Nga fabrika e prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla në Grünheide të Gjermanisë, jo shumë larg Berlinit, thanë se janë optimistë për të ardhmen pavarësisht rënies së tregut gjerman. Drejtori i fabrikës
ShkoLartë