SASHK-MPPS: Sot pritet vendimi përfundimtar për pagat e punëtorëve në institucionet parashkollore

May 20, 2022
min lexim

Në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale sot do të mbahet takim i ri mes ministres Jovanka Trençevska dhe kryetarit të Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedelkov, për të gjetur zgjidhje për pagesën e pagave për punëtorët në parashkollorë të cilët morën pjesë në grevën e organizuar nga SASHK.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, pas takimit të fundit me Nedelkovin më 17 maj, deklaroi se po i afrohen qëndrimeve me SASHK-un dhe se deri në fund të kësaj jave pret të arrihet një marrëveshje.
“Jemi pranë një zgjidhjeje përfundimtare. Jemi duke diskutuar për disa zgjidhje të propozuara si nga MPPS ashtu edhe nga SASHK. Gjatë javës ne vazhdojmë sërish dialogun. Shpresoj se deri në fund të javës do të kemi nënshkruar marrëveshje dhe një vendim përfundimtar lidhur me vendimin për grevë në institucionet parashkollore. Zgjidhja duhet të jetë në interes edhe të MPPS-së edhe të SASHK-ut, gjegjësisht të punëtorëve në çerdhe dhe në përputhje me ligjin”, tha Trençevska pas takimit me Nedelkovin.

Kryetari i SASHK-ut po ashtu u shpreh optimist se mund të arrihet një zgjidhje, por theksoi se nëse kjo nuk ndodh, mund të ketë pasoja ndaj vendimit për ndërprerjen apo vazhdimin e grevës.

“Jemi të bindur që ky problem do të zgjidhet pozitivisht deri në fund të javës. Nuk duhet të duket se është pengesë, në kuptimin e vullnetit të mirë nga të dyja palët për tejkalimin e situatës”, tha Nedelkov.

Pas negociatave disaditore të ndërmjetësuara nga SASHK-u, SASHK të martën ka arritur marrëveshje me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që nga shtatori të rriten pagat e punëtorëve të arsimit për 15 për qind dhe të mos shkurtohen pagat për periudhën gjatë grevës.

E njëjta gjë do të vlejë edhe për punonjësit në kopshte.

Greva e përgjithshme e SASHK-ut, e cila filloi më 11 prill, është ndërprerë më 28 prill kur Sindikata është njoftuar nga MPPS për dispozitën ligjore prej maksimumi 20 ditësh për pajtim.

Greva në kopshte dhe shkolla filloi më 11 prill me kërkesën për rritje të pagave prej 18.4 përqind.

Më 28 prill, greva u ndërpre pasi sindikata mori një njoftim nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale se MASH-i kërkon një zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjes së punës me ndërmjetësim.

Pas emërimit të ndërmjetësuesit, filloi procesi i pajtimit në mes të SASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Përplasen dy makina në Tiranë/ Aksidentohet këmbësorja që po kalonte rrugën

Story i radhës

Grubi për 20 vjetorin e BDI-së paralajmëron festë të madhe në Shkup e Tetovë

Të fundit nga

ShkoLartë