SASHK: Mësimi nuk guxon të varet nga ngrohja

min lexim

Sindikata e Pavarur e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës u bën thirrje Qeverisë dhe Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale që bashkërisht të gjejnë zgjidhje të pranueshme për tejkalimin dhe zbutjen e krizës energjetike nëpër shkolla.

Kryetari i SAShK-ut, Jakim Nedellkov për TV21 tha se këto dy institucione duhet të kenë qasje serioze ndaj këtij problemi, pasi, siç shton, në qoftë se mësimi mbahet në mënyrë online, atëherë do të rriten shpenzimet personale të mësimdhënësve.

“Sipas mendimit tim, të gjitha propozimet janë të mirëseardhura, por nuk guxojmë të harrojmë, në vend të parë cilësinë e mësimit, e në vend të dytë interesin e njerëzve që realizojnë mësimin, gjegjësisht mësimdhënësve. Nga ky aspekt, ne kërkuan që këto dy institucione kompetente të kenë qasje më serioze, kuptohet të na përfshijnë edhe neve në gjetjen e një zgjidhjeje, sepse nëse mësimdhënësit punojnë nga shtëpia do të bëjnë shpenzime personale, që nuk do të na shkojnë në favor”, tha Jakim Nedellkov, kryetar i SAShK-ut.

Dje, edhe nga Qeveria theksuan se mësimi me prani fizike shkon në interes të nxënësve dhe se nuk do të ketë ndryshim të metodës së realizimit të procesit arsimor.

Marketing

Story i mëparshëm

Pjesa e parë: Ja rezultatet e ndeshjeve në Ligën e Kombeve

Story i radhës

Bytyqi: Inflacioni mesatar vjetor mund të jetë prej 10 deri në 11 përqind

Të fundit nga

Tërmet në Strumicë

  Një tërmet është ndjerë rreth orës 21:45 të mbrëmjes së sotme në afërsi të Strumicës,