Sarandë/ Turistja polake rrëzohet në tualet dhe merr plagë të rënda në kokë, transportohet me urgjencë drejt Tiranës

1 minut lexim

Një turiste polake që ndodhej me pushime në Sarandë raportohet se është rrëzuar në tualet dhe ka mbetur e plagosur rëndë.

Burime për median bëjnë me dije se 58-vjeçarja është transportuar fillimisht në urgjencën e spitalit të Sarandës me plagë në kokë.

Mjekët kanë konstatuar hemorragji të brendshme në kokë.

Dhe menjëherë është urdhëruar transportimi i saj me autoambulancë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sa kohë i duhet Malit të Zi për të hyrë në Ballkanin e Hapur, sipas Abazoviç

Story i radhës

Lukashenko: Nëse Ukraina na pushton, do të kundërpërgjigjemi

Të fundit nga