Lukashenko: Nëse Ukraina na pushton, do të kundërpërgjigjemi

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko është shprehur ditën e sotme se nuk është qëllimi i tij të përfshihet në konfliktin në Ukrainë. Por, ai ka shtuar se vendi i tij do të luftojë nëse dikush do të tentojë që të pushtojë territorin e tij. Lajmin e bën të ditur agjencia ruse e lajmeve Tass.

Ndërkohë, nga ana tjetër autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se Rusia mund të rinisë një tjetër ofensivë në kryeqytet.

Sipas Ukrainës, trupat ruse mund ta rinisin ofensivën nëse forcat bjelloruse i bashkohen pushtimit ose nëse forcat vendase shkatërrohen në frontin lindor.

Paralajmërimi u bë nga Vadym Denysenko, një këshilltar i ministrit të Brendshëm ukrainas, sipas Ukrinform. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sarandë/ Turistja polake rrëzohet në tualet dhe merr plagë të rënda në kokë, transportohet me urgjencë drejt Tiranës

Story i radhës

Ritakim me atë që të theu zemrën dhe thjesht iku: Çfarë duhet të dini para

Të fundit nga