saranda mirepret luksin ne bregdet ankorohet per here te pare krocera le boreal 6a1ab30f0c7cb

Saranda mirëpret luksin në bregdet, ankorohet për herë të parë kroçera ‘Le Boréal’

May 30, 2026
1 minut lexim

Ka mbërritur sot në Portin e Sarandës kroçera Le Boréal, një nga anijet turistike luksoze që operon në segmentin e turizmit elitar.

Anija, me gjatësi 142 metra dhe nën pronësi franceze, viziton për herë të parë qytetin e Sarandës.

Në bord ndodhen rreth 200 turistë, prej të cilëve 180 janë shtetas francezë, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë qëndrimit të tyre, vizitorët do të kenë mundësinë të njohin atraksionet turistike dhe kulturore të Sarandës dhe zonave përreth.

Vizita e kësaj kroçere përbën një moment të rëndësishëm për turizmin lokal, duke sjellë një kategori turistësh me standarde të larta udhëtimi. Sipas programit të lundrimit, kroçera Le Boréal do të rikthehet sërish në Sarandë më 23 qershor të këtij viti.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

zjarrfikesit e flasin vetem nje gjuhe shpetimin e jeteve 6a1ab29a1cbdd
Lajmi i mëparshëm

​Zjarrfikësit e “flasin” vetëm një gjuhë –shpëtimin e jetëve

shba ja me se e afte te rifilloje sulmet kunder iranit thote hegseth 6a1ab36fb3779
Lajmi i radhës

SHBA-ja “më se e aftë” të rifillojë sulmet kundër Iranit, thotë Hegseth

Të fundit nga

ShkoLartë