Big Brother VIP u ka hapur rrugë në profesione të ndryshme personazheve që ishin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Një pjesë e tyre fituan programe teksa ishin ende në shtëpi, e një tjetër figurë tani u bë e ditur se do t’i bashkohet ekranit.
Bëhet fjalë për blogeren Sarah Berisha, e cila u njoftua se do të jetë në rolin e moderatores në emisionin “Kosherja Show”.
“Stafi i Kosheres njofton publikun se këtë sezon spektakli do ketë një moderatore të re. Ne i urojmë mirëseardhjen Sarah Berisha. Gjithashtu falënderojmë moderatoren Jona Spahiu për kontributin e saj dhe i urojmë suksese”, thuhet në njoftim.
Një gjë e tillë u konfirmua edhe nga vet Berisha në një postim të ndarë me ndjekësit në InstaStory.
“Ky ishte projekti dhe lajmi që doja të ndaja me ju. Zyrtarisht pjesë e Kosherja Shoë. Do të jetë një sezon i gjatë, i bukur dhe me plot surpriza përkrah Bes Kallakut. Kjo është eksperienca ime e parë si moderatore dhe jam shumë e lumtur që mu besua mua ky projekt. Pres mbështetjen tuaj ashtu siç e keni bërë gjithmonë”, tha ajo.