sarah berisha rikthehet ne ekran ja ku do e shohim ish banoren e bbva 64e1a15a16be1

Sarah Berisha rikthehet në ekran, ja ku do e shohim ish-banoren e “BBVA”

August 20, 2023
1 minut lexim

“Dancing with the stars” do të rikthejë sërish në ekran Sarah Berishën. Blogerja mori famë me pjesëmarrjen e saj në “Big Brother” dhe që atëherë ka preferuar që të fokusohet më së shumti tek karriera në rrjetet sociale, ku edhe është ndër blogeret më të ndjekura.

Por ftesa për të qenë në sfidën e kërcimit, ka bërë që ajo mos të ketë mundësi ta refuzojë. Kështu, ajo është emri i radhës që i bashkohet kastës së artistëve, që nga fillimi i tetorit do të nisë në televizion.

Kështu, disa prej personazheve të famshëm që do të marrin pjesë janë pikërisht, Eni Shehu, Lei Kraja, Fjodora Fjora, Sara Karaj, Efi Dhedhes, Enxhi Nasufi, Nora Istrefi. Mbetet për t’u parë se cilët do të jenë VIP-at e tjerë që do t’i bashkohen sfidës, në garë për çmimin e madh.

Programi i kërcimit do të nisë në shtator nën drejtimin e Bora Zemanit, e cila do të heqë dorë përfundimisht nga “Përputhen”. Bashkëprezantuese do jetë edhe Megi Pojani, e cila zë vendin e Eno Popit në “Gold Room”.

Kujtojmë se vitin e shkuar, Megi Pojani ishte një ndër finalistet e këtij spektakli, ndërsa këtë vit ajo merr postim e moderatores, që do të presë të ftuarit në Gold Room. Ndërkaq Bora Zemani ka hequr dorë përfundimisht nga “Përputhen” për t’u bërë kështu moderatore e vetëm këtij formati.

Ndërkaq që emra të tjerë pritet t’i bashkohen sfidës së kërcimit, por emrat e tyre po mbahen sekret nga produksioni për t’u prezantuar në nisje të sezonit të ri që do të nisë deri në shtator.

MARKETING

RENT A CAR

mariciq sa me gjate te presim do te hapen ceshtje me te medha dhe do ta forcojne poziten e bullgarise 64e18aa069b41
Story i mëparshëm

Mariçiq: Sa më gjatë të presim do të hapen çështje më të mëdha dhe do ta forcojnë pozitën e Bullgarisë

rritet cmimi i naftes per te disaten here 64e1a302e3a65
Story i radhës

Rritet çmimi i naftës për të disatën herë

Të fundit nga

ShkoLartë