Saraçini: Me vdekjen e Xhemail Kasumit, familja jonë e hendbollit ka mbetur pa një personalitet të veçantë

March 5, 2022
1 minut lexim

Hendbolli i Kosovës ka mbetur pa një personalitet shumë të rëndësishëm. Dje ka vdekur Xhemail Kasumi, pionier i hendbollit kosovar dhe më meritori për shndërrimin e Borcit të Ferizajt në superfuqi të hendbollit. Ai ka vdekur në moshën 83-vjeçare, ndërsa varrimi i të ndjerit është bërë sot.

I ndjeri Kasumi ishte lojtar i gjeneratës së parë të hendbollistëve kosovarë, te Normalisti, duke filluar nga viti 1953. Më vonë karrierën e lojtarit e ka vazhduar në qytetin e lindjes, në Ferizaj.

Ndërkohë mori drejtimin e Borcit, ndërsa ka mbajtur postin e kryetarit kur Borci në vitet shtatëdhjeta fillimisht u bë pjesë e ligës së dytë e më pas edhe të ligës së parë të shtetit të atëhershëm federativ. Borci nën drejtimin e Kasumit u kthye në forcë hendbolli dhe shembull të organizimit.

Javë më parë Federata jonë ka nderuar Kasumin me Mirënjohje për Vepër Jetësore.

“Me vdekjen e shumë të respektuarit Xhemail Kasumi, familja jonë e hendbollit ka mbetur pa një personalitet të veçantë. Kontributi i tij për sportin tonë është shumë i madh.

Vepra e tij do të kujtohet gjithnjë. Në emër të komunitetit të hendbollit i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së nderuar Kasumi”, shkruan në telegramin e presidentit të FHK-së, Eugen Saraçini.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Bastisje në Kërçovë, arrestohet një person

Story i radhës

Rusët te dera, shteti europian merr masa urgjente: Gati pilotët e “bishave” amerikane

Të fundit nga

Dortmundi lëviz i pari,

Kapitulli tjetër në “thrillerin” e transferimeve! Telenovela për xhevahirin e mesfushës Xhob Bellingam (19) ka hyrë në raundin tjetër. Siç raportojnë “Sky” dhe “VAZ”, thuhet se drejtori sportiv i Dortmundit, Sebastian Kehl
sqmken
ShkoLartë