Atletja Sara Susuri po tregon cilësitë e saja në disiplinën 100 metra.
Ajo ka shënuar suksesin e radhës, kësaj radhe në Kampionatin e Kosovës U20.
“Rekord kombëtar i atletes të klubit të atletikës Prizreni Sara Susuri në Kampionatin Individual të Kosovës për U – 20 në 100 metra, 12.15 sekonda.
Në bazë të punës së bërë në garat e ditës së nesërme, pritet rekord në 200 metra.
Urime Sara, shkojmë drejt rekordeve të reja!”, shkruan në faqen e KA Prizrenit.