Sara Hoxha flet për momentin më të vështirë në filmin “Në kuadër të dashurisë”

July 15, 2023
1 minut lexim

Sara Hoxha është njëra nga aktoret në filmin e realizuar nga Top Channel, “Në kuadër të dashurisë”.

Ajo do të luajë përkrah një sërë artistëve të njohur si: Luiz Ejllit, Olta Gixharit, Zaimira Kitës, Megi Pojanit, Deamishelit, Ndriçim Xhepës etj.

Partnerja e reperit Ledri Vula së fundmi ka folur për pjesën më të vështirë në film.

Fituesja e “Dancing With the Stars” thekson se kur ka dhënë puthjen e parë në xhirime ka qenë një nga momentet më të vështira.

“E kam menduar si më të vështirë që të luaja një personazh që dashurohet me dikë tjetër në film. Por në momentin që e kam njohur Roerdin, ai ma ka bërë shumë më të lehtë të gjithë situatën. Kam patur shumë ndihmë dhe mbështetje nga shumë njerëz në set edhe jashtë setit, duke filluar që nga Besi dhe Kolo. Më kanë ndihmuar shumë që të punoj këtë pjesën e të luajturit si një e dashuruar në film”, u shpreh fillimisht ajo.

“Puthja e parë ka qenë pak e vështirë. Jam munduar që ta mbaj me sa më pak dubla që të ishte e mundshme. Pastaj puthja e dytë ishte e lehtë fare, nuk kishte nevojë për udhëzime se u mësova me të gjithë gjënë dhe Roerdi ishte akoma më i afërt për mua. Më dukej sikur puthja nipin tim, siç thonin aty në set”, ka zbuluar mes tjerash bukuroshja.

Kjo ndërkaq është hera e parë që Sara do të marrë pjesë në një film.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ahmetaj gjysmë-i penduar/ Gazetari: Po bën pazaret e fundit për të shpëtuar veten

Story i radhës

Dhuna në Kuvendin e Kosovës, Kurti: Nuk u provokua askush, gjithçka ishte përgatitur më parë

Të fundit nga

ShkoLartë