Sanksionohen 516 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se gjatë ditës së djeshme, gjatë kontrolleve në territorin e shtetit për sanksionimin e automjeteve të cilat lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, janë sanksionuar 516 shoferë.

“Prej tyre 59 kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë nga e lejuara, kurse 18 shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë. Po ashtu është konstatuar se 159 automjete e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 357 jashtë vendeve të banimit. Gjatë kontrollimit janë konstatuar edhe 77 kundërvajtje tjera në trafik për të cilat po ashtu janë shqiptuar sanksione përkatëse”, informojnë nga MPB-ja.

Nga atje paralajmërojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Story i mëparshëm

Reprezentuesja e Kosovës, shfaq shpinën dhe makinë kuqezi 

Story i radhës

Shumë rrugë në Tetovë shndërrohen në pishina

Të fundit nga