Sanksionet dhe dialogu me Serbinë!

min lexim

Është e pa mundur të besojmë se dikush do e bind Serbinë, vetëm duke e marrë me t’mirë!

Kupolla e gjenocidit serbosllavë, vetëm sa trimërohet nga këto sjellje të njerëzishme!

Kokëfortësia e saj dhe kërcënimet luftë nxitëse ndaj Kosovës, Malit të Zi, Bosnjës dhe Maqedonisë së Veriut duhet të peshohen njëjtë, sikurse ato që bota demokratike i peshon ndaj Rusisë cariste!
Shpresa se ujku do bëhet qengj është vetëm një dëshirë.

Të gjithë jemi dëshmitarë se, vërtetë jemi në një “gjendje krizë lufte”, prej se filloj okupimi i Ukrainës nga Putini!
Fatkeqësisht nën hijen e kësaj krize, po vërehet një plogështi e komunitetit ndërkombëtar edhe ndaj nesh, Kosovës!
Ky anashkalim i situatës, është duke u shfrytëzue nga pala serbe, e cila nuk ndalet duke kërcënue edhe me luftë!
Verbësia e tanëve në politikë, mungesa e kohës që të mirremi me detyrat e shtëpisë, por edhe pritjet se ndoshta shtëpia do të pastrohet nga Amerika çlirimtare dhe vendet që e njohën pavarësinë tonë, janë mëkatet që nuk n’a falen!
Pas çlirimit fluturuam tepër lartë, sa harruam obligimet ndaj gjakut, lirisë dhe shtetit!

Harruam edhe të edukojmë vetëveten për të hapërue si njerëz normal e të lirë!
Kjo “harresë” u bë regjim shtrati në një vetëknaqësi kronike si sëmundje, e cila vazhdon edhe sot me disa ndërskambëca n’vrap pas pushtetit dhe pasurisë shtetërore!

Problemet përmbrenda shtëpisë (shtetit) dhe njerëzve tanë, si dhe ato të çlirimit i kemi fut në një thes të përbashkët, dhe tani këto përdoren për konsum politik!

Kështu edhe kemi ngelë në të kaluarën e errët (te atllarët e fondeve t’hajnisë) të cilët edhe sot n’a shoqërojnë me hasmëri të skajshme ndaj njëri tjetrit, ndoshta më tepër se sa ndaj Serbisë gjenocidiale!

Ky karakter i njerëzve tanë, kjo “trimëri”, është ai mullari rreth të cilit sillen e mbështillen, të pa ndershmit si të ndershmëm, të pa edukuarit si të edukuar, spiunët si patriotë, antikombëtarët si kombëtarë!
Kjo llugë e t’mirës me t’keqen, është një enigmë e madhe edhe për ndërkombëtarët.

Një pjesë e tyre, vërtetë dëshirojnë të kuptojnë këtë naivitet të larmishëm dhe prap n’a ndihmojnë, por gjinden edhe të tjerë që fërkojnë duart për këtë gjendje, sepse, janë në n’fitim!

Kur jemi te bashkësia ndërkombëtare dhe thirrja për të mbështet pavarësinë dhe lirinë e Ukrainës, duket sikur e gjithë bota demokratike është zgjue nga gjumi!

Një shembull i rrallë në historinë e njerëzimit, sepse bashkimi u bë në emër të lirisë dhe njerëzores!
Një test i shkëlqyer, sepse, këtu u nda shapi nga sheqeri, kur përkrahja nuk u pranua nga e përkëdhelura e Europës, Serbia!

Kriminelët po kënaqen, kur ukrainasët po vuajnë nga kjo luftë e pa drejtë, dhe në të njëjtën kohë duartrokasin dhunën e Putinit mbi Ukrainën e pa pafajshëm!
Paramendoni se si sillet dyfytyrëshi, Vuçiq me njërën fytyrë, t’qeshur si përparimtar, kur ai komunikon me ndërkombëtarët, dhe me tjetrën kur mundohet të mbulojë ndjenjat, mendjen dhe shpresën se, një ditë Ukraina do të zhduket nga faqja e dheut!

Kjo ëndërr e serborusëve, që të notojnë pa pengesa edhe nëpër Ballkanin Perëndimor, është një hile e vjetër ndaj shqiptarëve!

Derisa demokracia e mirëfillt lëvizë përpara duke respektua të drejtën e njerëzve dhe shteteve sovrane, tirania e Putinit dhe sojit të Vuçiqit nuk pyet fare për këto të drejta!
Prandaj do ishte urgjente që “procedurat burokratike” të Europës për sanksione edhe ndaj Serbisë të përshpejtohen!
Nëse këshilltari amerikan nuk e kupton djallin, se politika e Serbisë është mësuesja e Putinit, atëherë kjo është zhgënjyese për faktin se në heshtje po trimërohet një shtet vrasës për të vra edhe nesër!
Në heshtje po stimulohen ëndrrat e një shteti që t’vretë natën dhe t’qanë ditën!
Ndëgjoni kërcënimet e Vuçiqit kur thotë; nëse provoni të i largoni barrigadat, ne do të bëjmë luftë, njëjtë sikurse Putini, kur kërcënon Ukrainën se nëse rrezikohen vendet okupuara të Ukrainës, ne do të përdorim armë konvencionale atomike!

Ky është bashkëpunim i shteteve të krimit.
Kërkesa që të ndihmohet një pavarësi politike dhe ekonomike, vetëm për komunitetin serb, përmbrenda territorit t’Kosovës, është një pushkatim dhe vetëvrasje e demokracisë, çlirimit, frytit të lirisë dhe shtetit të Kosovës!
Përvoja e Escobarit si diplomat në Bosnje, dhe nëpër shumë vende të tjera të botës, arsyeton rolin domethënës për problemet e Ballkanit si një shpresë se Diplomati i nderuar do të kuptojë dëshirën e botës serbe e cila vepron me botëkuptime mesjetare edhe në këtë shekull!

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

Story i mëparshëm

Horoskopi 27 dhjetor, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Story i radhës

Kjo është shenja më e rrezikshme e Horoskopit, duhet të keni gjithmonë kujdes me ta

Të fundit nga