E majta në vend është tronditur nga ngjarjet e fundit ku deputetë e ish-deputetë kanë përfunduar pas hekurave ose janë ndëshkuara nga SHBA, pas gjetjes së provave për korrupsion dhe shfrytëzim të detyrës.
Ish-ministri i Mbrojtjes Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako ndodhen sot pas hekurave për inceneratorët, ndërsa Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi këtë të hënë sanksione ekonomike ndaj ish-deputetit Aqif Rakipi.
Në kushte të tilla, opozita mund të shfrytëzonte mundësinë për të fituar mbështetjen e opinionit publik, thotë analisti Roland Lami në “Top Story”. Por, vetë opozita është në krizë të thellë, shton ai.
“Këta individë janë pjesë e një sistemi të kalbur brenda PS-së. Por opozita është sot në fatkeqësi dhe opinioni publik është në krizë”.