Sfida e nesërme mes Interit e Romës, do të gjejë një stadium të mbushur deri në stolin e fundit.
Biletat kanë mbaruar, Meazza do të jetë plot në çdo rrjesht të mundshëm.
Klubi zikaltër gjithashtu ka bërë një njoftim në rrjete sociale në lidhje me këtë gjë.
“Një atmosferë e veçantë, San Siro i shitur totalisht në ndeshjen e Serie A ditën e shtunë në orën 18:00 kundër Romës. Një ndeshje e rëndësishme për t’u përjetuar, zhurma e San Siros do të jetë e jashtëzakonshme.
Nuk ka mbetur në dispozicion asnjë biletë. Ftesë për të gjithë tifozët që kanë marrë një biletë, të shkojnë disa orë përpara fillimit të ndeshjes në stadium, për të lehtësuar hyrjen dhe për të përfunduar procedurat e kontrollit të hyrjes”, është shprehur klubi i Interit..