Samsung sjell funksionalitetet e avancuara të Galaxy S22 edhe në modelet e tjera

Samsung premtoi të sjellë shumë funksionalitete me One UI 4.1 edhe në telefonët dhe pajisje të tjera Galaxy përveç Galaxy S22 si funksionalitetet e avancuara të kamerës.

Përdoruesit do të kenë akses në aplikacionin e editimit Expert RAW. One UI 4.1 fillimisht do të vijë në Galaxy Z Fol 3 dhe Z Flip 3. Por gjithashtu edhe në Galaxy S21, S20, S10, Note 10 e madje disa modele Galaxy A.

Galaxy Tab S7 FE dhe disa modele Tab S të pa specifikuara do të marrin përditësimin e ri të softuerit.

Samsung nuk foli specifikisht për debutimin e këtij versioni Android por mund të ndryshojë nga pajisja në pajisje, nga vendi në vend e madje edhe në bazë operatorësh. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Drogë me dron në burg, prokuroria kërkon 25 vite burg për tre të arrestuarit! Zbardhet dosja

Story i radhës

Ushtria ruse merr peng stafin dhe pacientët e spitalit të Mariupolit

Të fundit nga