Samsung shënon rekord me memorien e cila do të vijë në Galaxy S23

October 19, 2022
1 minut lexim

Samsung tha se ka arritur shpejtësi transferimi prej 8.5Gbps përmes memories RAM LPDDR5X prej 14-nanometër mbi një platformë Snapdragon të Qualcomm, një kombinim që me shumë gjasa do të gjejë rrugën në linjën Galaxy S23 vitin e ardhshëm.

Gjiganti Korean i elektronikës pretendon se kjo është shpejtësia më e lartë e arritur në industrinë mobile. DRAM (Dynamic Random Access Memory) është një lloj çipi i vendosur pranë procesorit dhe siguron akses të shpejtë të dhënash krahasuar me memoriet si hardisqet dhe SSD-të.

Samsung thotë se nivelet e reja të performancës i hapin rrugë aplikimit të teknologjisë në 5G, inteligjentë artificiale dhe metaverse. Nuk është hera e parë që Samsung thyen një rekord pasi e kishte bërë më përpara me shpejtësinë e transferimit prej 7.5Gbps në Mars të 2022.

Bashkëpunimet e ngushta mes dy gjigantëve të harduerit si Samsung dhe Qualcomm kanë prodhuar disa prej avancimeve më të shquara në teknologjisë mobile.

Procesori Snadragon mbetet më popullori nëindustrinë mobile ku kjo markë kontrollon 29% të tregut. MediaTek është lideri i qartë me 39% të tregut ndërsa Apple ka 14%.

“Integrimi i kësaj teknologjie do të përmirësojë eksperiencën e përdoruesit dhe të përmirësojë performancën në mobile, gaming, kamera dhe aplikimet IA,” tha Qualcomm. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Meghan: Ndihem me fat që e kam njohur mbretëreshën Elizabeth

Story i radhës

Qyteti i Shkupit votoi për alokimin e mjeteve nga Buxheti për pagat në NTP

Të fundit nga

Jashari asiston, Club Brugge kualifikohet

Skuadra e njohur Club Brugge është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Belgjikës.  Club Brugge e ka mposhtur me rezultat 3:0 Leuven-in.  Futbollisti Ardon Jashari u paraqit titullar.  Jashari ka asistuar në
ShkoLartë