Samsung premton katër versione Android për Galaxy S22

1 minut lexim

Galaxy S22, S22 Ultra dhe Tab S8 nuk përfaqësojnë vetëm përmirësime të harduerit, por gjithashtu përmirësime të politikave të përditësimit të Samsung.

Kompania premtoi se mbarë linja S22 dhe Tab S8 do të marrin deri në katër gjenerata të sistemit operativ Android, jo thjeshtë përditësime sigurie.

Edhe modelet S21, z Fold dhe Z Flip 3 do të përfitojnë nga kjo politikë e re. Kjo do të thotë se Galaxy S22 që blini këtë vit do të mbetet i përditësuar deri në 2026.

Me këtë ndryshim Samsung ka një prej politikave më të gjata të përditësimeve në mesin e prodhuesve të smartfonëve Android.

Madje vetë Google ofron 3 vite përditësime me versione Android për seritë Pixel 6 dhe përditësim sigurie për 5 vite. Samsung ofron 4 vite përditësime vetëm versione Android pa përmendur këtu përditësimet e sigurisë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Helikopteri Black Hawk i ushtrisë amerikane, për herë të parë fluturoi për 30 minuta pa pilot brenda kabinës

Story i radhës

SHBA sekuestron 3,6 miliardë dollarë Bitcoin

Të fundit nga