SHBA sekuestron 3,6 miliardë dollarë Bitcoin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sekuestruan 3,6 miliardë dollarë Bitcoin të vjedhura në vitin 2016 gjatë sulmit të hakerëve në Bitfinex.

Ky është sekuestrimi më i madh i aseteve kripto nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA.

Autoritetet amerikane arrestuan një çift, Ilya Lichtenstein dhe Heather Morgan, të cilët donin të pastronin rreth 120 000 Bitcoin të vjedhura gjatë sulmit të hakerëve në platformën Bitfinex në 2016.

Bitcoin-et e vjedhura u transferuan në portofolin elektronik të Lihtenshtejnit.

Për Departamentin e Drejtësisë kjo është një sekuestro rekord.

“Kriptomonedhat nuk janë një strehë për kriminelët”, thonë autoritetet amerikane, duke shpjeguar se përpjekja për të pastruar Bitcoin nuk funksionoi pavarësisht se çifti kishte krijuar një “labirint transaksionesh me kriptomonedha”.

Bitfinex fillimisht kishte ofruar një shpërblim prej qindra miliona dollarësh për këdo që ofronte informacion për të rikuperuar Bitcoins.

Është e paqartë nëse shpërblimi ka luajtur ndonjë rol në zbulimin e kësaj grabitjeje.

Burimi: ATA

Story i mëparshëm

Samsung premton katër versione Android për Galaxy S22

Story i radhës

FOTOLAJM/ PD-PS, votë pro vettingut, deputetët e Berishës mblidhen në fund të sallës

Të fundit nga