Samsung Odyssey Neo G9 do të jetë monitori i parë 8K gaming

November 4, 2022
1 minut lexim

Tani që AMD ka prezantuar grafikat Radeon RX 7900 të cilat mund të pasqyrojnë video 8K me frekuenca të larta rifreskimi, gamerat kanë nevojë për ekrane të cilat mund ti përballojnë dhe Samsung është gati.

Kompania prezantoi gjeneratën e re Odyssey Neo G9 që supozohet të jetë monitori i parë ultrawide 8K. Debutimi i plotë nuk vjen deri në CES në Janar, por duhet të keni një kartë grafike me DisplayPort 2.1 që ekrani të arrijë potencialin e tij të plotë.

Monitorë të tjerë me rezolucionit të lartë me DisplayPort 2.1 po vinë nga Acer, ASUS, Dell dhe LG nga fillimi i 2023. AMD nuk dha më shumë detaje.

Monitori i ri me shumë gjasa do të jetë më i kushtueshëm se gjenerata e kaluar Odyssey Neo G9 i cili aktualisht shitet për 2,200 dollarë dhe ka rezolucion 5120×1440 me 240Hz. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Panairi i mjaltës nis sot në sheshin ‘Maqedonia’ – Shkup

Story i radhës

Shabani-Rama: Afër 1 milion lëndë në arkiv, menaxhohen vetëm nga dy zyrtarë

Të fundit nga

ShkoLartë