samsung me ne fund pranon problemin me kameren e galaxy s23 dhe s23 plus 647a0436e531a

Samsung më në fund pranon problemin me kamerën e Galaxy S23 dhe S23 Plus

June 2, 2023
1 minut lexim

Disa përdorues të telefonëve Samsung Galaxy S23 dhe S23 Plus raportuan në fillim të vitit një problem me kamerat e smartfonëve fotografitë e të cilëve kishin një turbullim të pazakontë në pjesës anësore të fotove.

Kamera 50-megapiksel turbullonte pjesët e fotove të cilat ishin jashtë fokusit dhe mund të vihej re me sy lehtësisht.

Tani Samsung e ka pranuar problemin duke shtuar se një përditësim softueri do të vijë për adresimin e tij. Kompania shpjegoi shkakun duke thënë se kishte të bënte me machine learning.

Kompania nuk dha detaje rreth problemit vetëm se do ta adresojë me një përditësim e madje pa dhënë as informacion se kur do të ndodhë.

Disa përdorues kishin arritur të gjenin një zgjidhje duke e mbajtur telefonin të orientuar vertikalisht. Problemi u zbulua në muajin Maj dhe ka marrë kohë që kompania fillimisht ta pranonte ekzistencën e tij e më pas të konfirmonte një rregullim të mundshëm.

Përdoruesit shpresojnë të jetë një problem që ka të bëjë me softuerin dhe jo harduerin. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

leao rinovon me milan deri ne 2028 en 647a03805da06
Story i mëparshëm

Leao rinovon me Milan deri në 2028-ën

ish pilotet gjerman te avioneve luftarake pretendohet se kane ofruar trajnime ne kine 647a047433e77
Story i radhës

Ish-pilotët gjerman të avionëve luftarakë pretendohet se kanë ofruar trajnime në Kinë

Të fundit nga

Franca padit Iranin në GjND

Franca ka ngritur një padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), duke e akuzuar Iranin për shkelje të detyrimeve ndërkombëtare në lidhje me ndalimin dhe trajtimin e dy shtetasve të saj, Cécile

Osmani nuk do të takohet me Vuçiqin

Presidentja Vjosa Osmani ka konfirmuar se nuk do të ketë takim me presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian, që ka nisur sot në Tiranë. Këtë, Osmani e
ShkoLartë