Samsung konfirmoin evenimentin Unpacked më 10 Gusht

1 minut lexim

Ditët e evenimenteve Unpacked për Galaxy Note kanë ikur por telefonët me ekrane me palosje të Samsung janë të gatshëm të mbushin atë hendek.

Në vitet e fundit kompania i është përkushtuar formatit të ri duke sjellë modele të reja çdo muaj Gusht.

Këtë mëngjes kompania konfirmoi evenimentin Unpacked më 10 Gusht së bashku me një foto zyrtare. Presim që Samsung të prezantojë Galaxy Z Fold 4, Z Flip 4 si dhe modele të reja Galaxy Watch 5.

Të dy telefonët do të vinë me çipin Snapdragon 8 Plus Gen 1. Ndërsa Galaxy Watch i ri vjen për të plotësuar partneritetin e Samsung me Google në Wear OS.

Kjo e fundit duhet të ndjekur me vëmendje të veçantë sepse është lëvizja e re e Google në segmentin e veshjeve elektronike. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Raketat e reja amerikane të Ukrainës kanë “ngadalësuar ndjeshëm” sulmin rus, thotë ministri i Mbrojtjes

Story i radhës

Xhaka befason

Të fundit nga