Samiti në Bruksel, Presidenti kroat kërkon që Kosova të pranohet në NATO

March 24, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, në samitin e të enjtes të NATO-s të mbajtur në Bruksel, ka propozuar që Kosova të integrohet në këtë aleancë, e të bëhet më në fund shtet i plotë.

Milanoviq këtë e ka thënë në deklaratat e tij pas samitit, raporton “Index.hr”.

“Katër shtete të NATO-s ende nuk e njohin Kosovën. Unë propozova që Kosova të integrohet, dhe më në fund të bëhet një shtet i plotë”, tha Milanoviq.

Milanoviq ka thënë se në samit është përmendur rajoni dhe rreziqet e mundshme nga destabilizimi si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë. Por, ai ka shtuar se nuk është përmendur në këtë mes edhe Serbia e Kosova.

“Regjioni është përmendur, Bosnja-Hercegovina si shtet që pretendohet se është i rrezikuar, Moldavia, Gjeorgjia, por Serbia e Kosova nuk u përmendën”, tha Milanoviq/express

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Efektet e luftës: Më shumë se gjysma e fëmijëve të Ukrainës janë zhvendosur

Story i radhës

Kovaçevski – Sholc: Zgjerimi i vendeve të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, pozicionin gjeostrategjik në rajon

Të fundit nga

ShkoLartë