18
Berlin, 14 tetor – Sot në kryeqytetin e Gjermanisë do të mbahet Samiti- Procesi i Berlinit ku do të marrin pjesë përfaqësues të gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor si dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian.
Procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor filloi në vitin 2014 me iniciativën e Gjermanisë dhe ka për qëllim të mbështesë dhe thellojë integrimin ekonomik të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (Serbisë, Malit të Zi, Bosnje e Hercegovinës, Kosovë, Shqipëri, Republika e Maqedonisë së Veriut) dhe konvergjencës së rajonit me vlerat e BE-së dhe standardet socio-ekonomike. Iniciativa ofron mbështetje politike të nivelit të lartë dhe shtrirje të gjerë për iniciativat e bashkëpunimit rajonal dhe politikat përkatëse, si dhe projektet e lidhjes së BE-së në rajon.
Pjesëmarrësit në takim janë tradicionalisht gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, vendet mbështetëse të tyre Austria, Franca, Italia, Sllovenia, Kroacia, Britania e Madhe, Polonia, ndërsa nga viti 2019 edhe Greqia dhe Bullgaria, si dhe presidenca e radhës së Këshillit të BE-së, Këshilli i bashkëpunimit rajonal, CEFTA dhe Zyra rajonale rinore (RYCO).
Takimi i parë në kuadër të të ashtuquajturit Procesi i Berlinit u mbajt më 28 gusht 2014 me iniciativën e kancelares së atëhershme të Gjermanisë, Angela Merkel.
BURIMI: zhurnal.mk