ministri maqedonci i shkruan leter kurtit nuk e nenshkruaj tenderin per ushqim 670cd539d3d05

Ministri Maqedonci i shkruan letër Kurtit: Nuk e nënshkruaj tenderin për ushqim

October 14, 2024
min lexim

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, nuk e ka ndërmend ta nënshkruaj tenderin për ushqim, të cilin zëvendësi i tij, Shemsi Syla, e kishte klasifikuar si konfidencial.

Gazeta ka mësuar se vendimin e tij që këtë tender me shumë probleme të mos e nënshkruaj, ministri i mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ia ka transmetuar edhe kryeministrit Kurti.

Burimet brenda Qeverisë së Kosovës kanë bërë të ditur se kryeministri Kurti sot ka pranuar një letër nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Sipas burimeve nga Qeveria, në këtë letër, Maqedonci ia ka përmendur kryeministrit Kurti të gjitha problemet që ka në vete tenderi për ushqim i cili i ishte dhënë kompanisë “Hajdini”.

“Në letër ministri e informon kryeministrin se nuk do ta nënshkruaj tenderin. Ministri i ka përmendur të gjitha problemet që ka ky tender”, ka thënë ky burim nga Zyra e Kryeministrit.

Në mesin e problemeve të përmendura, është edhe fakti se kompania Bylmeti, e cila ishte përfshirë në tender nga Hajdini, e ka mohuar të ketë qenë e interesuar për këtë tender.

Madje, kompania Bylmeti kishte kërkuar anulimin e tenderit, duke e akuzuar Hajdinin për përfshirje të paautorizuar në tenderin me vlerë 2.1 milionë euro.

Për këtë, kishte raportuar edhe Klan Kosova pak ditë më parë.

Në fakt, me faktin se zv/ministri Shemsi Syla kishte tentuar ta bëjë sekret këtë tender, me paralajmërimet për padi nga Bylmeti, tashmë ministri Maqedonci i ka dalur kundër eksponentëve të VV-së në ministri, dhe nuk do ta nënshkruajë tenderin.

Këtë e la të kuptohet edhe me një postim në rrjetin social facebook vetë ministri Maqedonci. Ai bëri të ditur se tash janë në pritje të përfundimit të procedurave për rekrutimin e kuzhinierëve.

“Për të adresuar këto sfida të përsëritura, unë, së bashku me Komandantin e FSK-së, kemi kërkuar që strukturat përgjegjëse në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës të ndërmarrin hapat e duhur dhe të nevojshëm për të zgjidhur sfidat lidhur me furnizimin dhe shërbimin ushqimor për personelin e FSK-së. Përmes këtyre veprimeve, synojmë të minimizojmë ndikimet negative në furnizim dhe shërbim, duke garantuar që situata të tilla të mos prekin më efektivitetin e përgjithshëm dhe performancën operacionale të personelit të FSK-së”, ka shkruar Maqedonci.

“Jemi të vetëdijshëm se aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi kërkojnë afate të caktuara kohore për procesin e rekrutimit të personelit profesional për kuzhinat e FSK-së. Megjithatë, do të zbatojmë me përpikëri të gjitha procedurat ligjore të prokurimit për furnizimin me ushqim në kazermat e FSK-së. Pas hapjes së konkursit për rekrutimin e personelit të stafit të kuzhinave që e kemi bërë me datën 10 tetor, do të vazhdojmë të ndjekim hapat e nevojshëm për të siguruar që ky proces të përfundojë me sukses deri në finalizimin e plotë të rekrutimit të personelit civil të specializuar, i cili do të integrohet në kuadër të FSK-së”, shkroi ai.

Ministri Maqedonci edhe në raportimin e tij në Komisionin për Siguri e pranoi se tenderi ka pasur shumë probleme, dhe e konfirmoi se tenderi ishte klasifikuar. Ai i la të hapura edhe mospajtimet me zv/ministrin Shemsi Syla.

Ditë më parë komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, i shkroi letër Maqedoncit duke paralajmëruar pezullimin e të gjitha aktiviteteve, si rezultat i rrezikut të helmimit.

BURIMI: Bota Sot

MARKETING

RENT A CAR

samiti i procesit te berlinit 670cc0d659925
Story i mëparshëm

Samiti i Procesit të Berlinit

kokaine e lojera fati arrestohet 33 vjecari i shpallur ne kerkim korce 670cd668087fd
Story i radhës

Kokainë e lojëra fati, arrestohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim Korçë

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Telekomunikacionit

17 Maj shënon përvjetorin e nënshkrimit të Konventës së parë Ndërkombëtare Telegrafike dhe krijimin e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Dita Botërore e Telekomunikacionit është festuar çdo vit më 17 maj nga viti

Horoskopi i datës 17 maj 2025

Dashi Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të
ShkoLartë