Një moment vendimtar për sigurinë e rajonit Euro-Atlantik, e ka konsideruar Presidenti i Republikës, Bajram Begaj Samin e NATO-S në Vilnius.
“Mbledhja e NATO-s në Vilnius është një moment vendimtar për sigurinë e rajonit Euro-Atlantik.
Vendimet e këtij samiti do të jenë të dobishme në forcimin e kohezionit dhe unitetit të Aleancës sonë, si dhe në ofrimin e mbështetjes për Ukrainën.
Shqipëria vazhdon të jetë e palëkundur në mbështetjen e përpjekjeve të Aleancës për të forcuar masat e ndëshkimit dhe mbrojtjes.” shkruan Begaj në një postim në twitter.