Pas videos së publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, reagimet nga opozita ishin të shumta. Të tmerruar me faktin e pamohueshëm të realitetit që ia ka sjellur në opozitë, kapësit e shtetit reaguan me tërbim. Ndër ta ishte edhe Smai Lushtaku. I njohur për rolin e të fortit, Samiu akuzoi qeverinë pasi “Më vjen keq, kam prit prej kësaj qeverie që të interesohet minimalisht për ata në Hagë, që kjo Qeveri t’i ndihmojë ata njerëz që janë në Hagë. More, këqyre unë më shumë e respektoj një serb të Beogradit se sa Albin Kurtin”.
Nuk habitem nga gjuha e Samiut, ai është niveli i tij, edukata dhe njerëzia e tij, fatmirësisht se klani “Pronto” nuk është më në pushtet, imagjinoi çfarë njerëz na kanë qeverisur, tmerr. Kjo deklaratë vjen edhe pas suksesit të Qeverisë ndaj kapësve të shtetit, me gjuhën e shfrenuar të Samiut aq sa arriti deri aty sa të thoshte “Albin Kurti munët me m’kap veç për k**, Albin Kurti edhe do ministra që i ka munen me mu kap veç për k**. As s’ki çka me m’nalë.”
Si njeri që ka qenë mbi shtet dhe ka bërë çfarë ka dashur. Sami Lushtaku s’po arrin ta kuptojë se koha e anarkisë ka perënduar. Qeveria Kurti do të pësojë me radhë më shumë sharje nga Samiu dhe oligarkët e tij, dëshmi kjo se shteti i së drejtës po vjen në jetë. I tmerruar nga kjo, para pak kohësh gjuha e tij shfrenuese arriti deri aty sa nuk kursen asnjë normë njerëzore.
Samiut i janë ndal tenderët, abuzimet dhe luksi andaj është tërbuar si dem. Tenderët për të janë si ajri, oksigjen pa të cilin nuk mund të jetojë Samiu dhe vartësit e tij.
Ky fjalor zbërthen gjendjen e tij të rëndë mendore e shkaktuar nga mungesa e tenderëve. Albini sigurisht se është fajtor se po vendos rend dhe rregull, në të cilat s’mund të adaptohen ata që shtetin e kanë konsideruar si vend që duhet vjedhur dhe rrënuar deri në palcë.
E vërteta po i tmerron hajnat e klanit ” Pronto”, në mungesë të provave po arrijnë deri aty sa të shpreh dashuri për serbin dhe urrejtje për shqiptarin e suksesshëm. Ky është turpi, të cilën zhvatësit e shtetit e kanë kapërdi qysh moti.