​Salsburg-Chelsea, Broja pritet ta nis ndeshjen si rezervist

October 25, 2022
1 minut lexim

Vetëm 90 minuta mund ta ndajnë Chelsean nga sigurimi i një vendi në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, pasi “Blutë” udhëtojnë për t’u përballur me Red Bull Salzburg në kuadër të grupit E sonte nga ora 18:45.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Graham Potter qëndron në krye të grupit me shtatë pikë, ndërsa nikoqirët e tyre austriakë janë një vend më poshtë dhe me një pikë më pak para kësaj përballjeje të liderëve të klubit.

Te Chelsea mungojnë emra të mëdhenj për shkak të lëndimeve si Fofana, Kante, James dhe Koulibaly, por situata është e mirë në fazën e sulmit, aty ku është Armando Broja.

Sulmuesi shqiptar dalëngadalë po fiton gjithnjë e më shumë besim nga trajneri Potter dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë minuta në dispozicion edhe në këtë sfidë të rëndësishme të Ligës së Kampionëve.

Gjithsesi, Broja pritet të nis ndeshje si rezervist pasi treshja startuese e sulmit pritet të përbëhet nga Mount-Havertz-Sterling.

Këto janë formacionet e mundshme:

Salsburg: Kohn; Dedic, Solet, Pavlovic, Ulmer; Kjaergaard, Gourna-Douath, Seiëald; Sucic; Okafor, Sesko

Chelsea: Kepa; Azpilicueta, Chalobah, Silva, Chilëell; Gallagher, Jorginho, Loftus-Cheek; Mount, Havertz, Sterling

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qeveria: Po lehtësojmë prodhimin e pavarur të rrymës nga qytetarët

Story i radhës

Puthje, përqafime dhe momente romantike! Ramush Haradinaj surprizon Anitën si asnjëherë në ekran (VIDEO)

Të fundit nga

Vdes stilisti Menduh Mullaademi – Menda

Sot është ndarë nga jeta stilisti i shquar, Menduh Mullaademi – Menda. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social, Facebook. “Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se
ShkoLartë