Salianji: Pse datë dasme është? Nuk është me qejf, ëhstë me detyrim të vijë, është e disata herë që të thuhet kam një punë, duhet të jemi serioz. Është e pajustifikueshme të thuhet “nuk vij se kam një punë”. Shërbimi informativ është për interesa private? Nuk e bën dot ajo këtu atë që bën te komisioni i Sigurisë, që nuk vjen fare.
Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS, 26 Qershor 2024
Miratim i procesverbaleve të mbledhjeve datë 4.06.2024 dhe 11.06.2024.
Si dhe zhvillimi i seancave dëgjimore me dëshmitarët si vijon:
1. Ora 11:00 – Z. Neritan Nallbati – Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit.
2. Ora 12:00 – Z. Zef Laska, Drejtor i Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit;
3. Ora 13:00 – Z. Enri Ndoni, Drejtor i Sistemeve të Policisë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit;
4. Ora 14:00 – Z. Saimir Boshnjaku, Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin.