royal travel nuk ka pasur tym ka qene avulli i nxemjes nxenesit prezent ne autobus shkaktuan panik pa nevoje 66f88553cadf4

Royal Travel: Nuk ka pasur tym, ka qenë avulli i nxemjes, nxënësit prezent në autobus shkaktuan panik pa nevojë

September 29, 2024
1 minut lexim

Kompanie Royal Travel ka reaguar ndaj lajmit se në autobusin e tyre ka shpërthyer tym, përcjell TV21.

Nga kjo kompani për TV21 bëjnë të ditur se ka qenë avulli i nxemjes jashtë dhe se panik kanë shkaktuar disa nxënës të cilët me vetëorganizim udhëtonin.

“Ka qenë avulli i nxemjes jashtë, nuk ka pas as tym, vetem se i kanë thyer xhamat dhe kanë dalur jashtë. Panik kanë bërë nxënësit, kanë dashur ta bëjnë tragjike, por në fakt nuk ka ndodhur asgjë. Jemi në bisedime edhe me familjarët, nuk kemi asnjë problem me asnjë, të gjithë thonë se nuk ka problem por se nxënësit kanë shkaktuar panik”, theksojnë nga Royal Travel për TV21.

Ndërkaq TV21 kontaktoi edhe MPB, nga atje thonë se nuk ka pasur denoncim për rastin në fjalë.

Burimi: tv21

MARKETING

RENT A CAR

shba dhe argjentina thirren takim ne nju jork per krizen ne venezuele u ftua edhe kosova 66f8854c8e20d
Story i mëparshëm

SHBA dhe Argjentina thirrën takim në Nju Jork për krizën në Venezuelë, u ftua edhe Kosova

intelektualet shpalosin mesazhin e perjetshme shqiperia ne prekaz 66f886b53ffb9
Story i radhës

Intelektualët shpalosin mesazhin “E përjetshme Shqipëria” në Prekaz

Të fundit nga

ShkoLartë