sali riafirmojme perkushtimin per te ardhmen evropiane te maqedonise se veriut 69ff3fa8dea94

Sali: Riafirmojmë përkushtimin për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut

May 9, 2026
1 minut lexim

Zv/kryeministri i parë dhe njëherësh ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka theksuar përkushtimin e vendit ndaj integrimit evropian gjatë shënimit të Ditës së Evropës 2026 në Shkup, në një aktivitet ku morën pjesë ambasadorë të vendeve anëtare të BE-së dhe përfaqësues institucionalë.

Në deklaratën e tij, Sali u shpreh se ky aktivitet riafirmon orientimin strategjik të vendit drejt Bashkimit Evropian dhe vlerave të përbashkëta evropiane.

“Sot, në shënimin e Ditës së Evropës 2026 në Shkup, së bashku me Ambasadorin e BE-së, H.E. Michalis Rokas, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së dhe përfaqësues institucionalë, riafirmuam përkushtimin tonë për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.”

Ai shtoi se Evropa nuk përfaqëson vetëm një objektiv politik, por një vizion më të gjerë shoqëror dhe zhvillimor për qytetarët.

“Evropa nuk është vetëm një synim politik — është një vizion për më shumë mundësi, solidaritet, zhvillim dhe standarde më të mira për qytetarët tanë.”

Sipas tij, Dita e Evropës shërben si kujtesë se vlerat evropiane ndërtohen përmes bashkëpunimit dhe përfshirjes së qytetarëve, veçanërisht të të rinjve, përmes iniciativave lokale dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kate middleton shkelqen ne buckingham palace 69ff39c4c0a7e
Lajmi i mëparshëm

Kate Middleton shkëlqen në Buckingham Palace

cmimet e banesave ne rmv jane joreale dhe cdo dite po thyejne rekorde 69ff40f057f9e
Lajmi i radhës

Çmimet e banesave në RMV janë joreale dhe çdo ditë po thyejnë rekorde

Të fundit nga

Kate Middleton shkëlqen në Buckingham Palace

Princi William, dhe Princesha Kate organizuan të premten një nga ngjarjet më të veçanta të kalendarit mbretëror britanik, duke mirëpritur mijëra të ftuar në kopshtet madhështore të Buckingham Palace. Atmosfera elegante, veshjet plot stil

​Osmani vetë e 20-ta në listën e LDK-së

Pas përfundimit të takimit të këshillit të përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku tha se Abdixhiku u tha mediave se Vjosa Osmani do të jetë vetë
ShkoLartë