sali ne dublin 25 vjet pas marreveshjes se ohrit synimi eshte barazia reale dhe perfaqesimi i drejte 6ae4a4a170fb7

Sali në Dublin: 25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, synimi është barazia reale dhe përfaqësimi i drejtë

October 30, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka marrë pjesë në një diskutim në Institutin për Çështje Ndërkombëtare dhe Evropiane (IIEA) në Dublin, kushtuar 25-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Gjatë diskutimit, Sali prezantoi përvojën e Maqedonisë së Veriut në ndërtimin e paqes, dialogut dhe bashkëjetesës ndëretnike, duke vënë në pah edhe rëndësinë e përvojës së Irlandës me Marrëveshjen e së Premtes së Mirë.

“Ishte një mundësi e rëndësishme për të prezantuar përvojën e Maqedonisë së Veriut në ndërtimin e paqes, dialogut dhe bashkëjetesës ndëretnike. Në këtë kontekst, edhe përvoja e Irlandës me Marrëveshjen e së Premtes së Mirë na kujton se paqja nuk është vetëm përfundimi i një konflikti, por një përgjegjësi e vazhdueshme”, deklaroi Sali.

Ai theksoi se, 25 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, sfida mbetet zbatimi i parimeve të saj përmes barazisë reale, përfaqësimit të drejtë dhe mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët.

“Njëzet e pesë vite më vonë, detyra jonë është që parimet e Marrëveshjes së Ohrit t’i shndërrojmë në barazi reale, përfaqësim të drejtë dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Sepse një shoqëri e drejtë dhe gjithëpërfshirëse është edhe themeli i së ardhmes sonë evropiane”, theksoi zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

andonovski ne vitin 2027 presim gurthemelin per qendren kombetare te te dhenave 6ae48a612d916
Lajmi i mëparshëm

Andonovski: Në vitin 2027 presim gurthemelin për qendrën kombëtare të të dhënave

bytyci zbulon pse rama po hesht per humbjen e vuciqit eshte peng i pazareve me serbine 6ae4a4ff8a569
Lajmi i radhës

Bytyçi zbulon pse Rama po hesht për humbjen e Vuçiqit: Është peng i pazareve me Serbinë

Të fundit nga

ShkoLartë